Home KRYESORE Blushi per Ramen në takimin me Merkel: Kërkoi të na çojë në...

Blushi per Ramen në takimin me Merkel: Kërkoi të na çojë në Europë jo me punë, por me barcaleta bajate!

Deputeti Ben Blushi ka komentuar takimin dhe konferencën e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Berlin. Sipas kreut të LIBRA, Rama ishte i mërzitur dhe nxinte në këtë konference, që përkoi me 104-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një koment të postuar në Facebook, Blushi shkruan: “500 vjet rrugë dhe nuk arrijmë dot. Nuk kam parë dhe ndoshta nuk do shoh më një Kryeministër më te mërzitur në Ditën e Pavarësisë së vendit të vet. Me sa duket pesha e kriminalizimit të politikës, kanabizimit masiv, mungesës së reformave të qëndrueshme dhe dyshimi tek zgjedhjet e ardhshme po e vështirësojnë ëndrrën europiane të Shqipërisë” – shkruan Blushi.

“Kancelarja e Gjermanisë ishte e qartë, Kryeministri i Shqiperisë nxinte. Dukej si një nxënës i paaftë që s’ka bërë detyrat dhe është kapur me kopje në provim. Ka ardhur koha të mbajë përgjegjësi që për tre vjet kërkoi të na çojë në Europë jo me punë, por me barcaleta bajate! Sa e hidhur kur ndodh në 28 nëntor! Kemi 500 vjet që jemi nisur dhe s’po arrijmë dot!” – e mbyll Blushi statusin e tij

Share: