Home KRYESORE Dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit, ekstradohet nga Gjermania

Dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit, ekstradohet nga Gjermania

Një personazh i njohur për policinë dhe publikun është ekstraduar te premten nga Gjermania.

Sipas policise, Interpol Tirana ka bërë ekstradimin e Petrit Çakraj (Cakraj), 46 vjeç, lindur në Tropojë. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti sepse Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “vjedhje me dhunë”.

Çakraj akuzohet se :

Më datë 3 korrik 2015 në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, Petrit Cakraj, i është prezantuar dy shqiptarëve nga Kosova si punonjës policie dhe i ka marrë shtetasit Sh. L, sasinë prej 9200 Euro të cilat i mbanin në çantë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë./360grade.al

Share: