Home KRYESORE E vërteta e “aferës” që po luhet në Bruksel për Majlinda Bregun....

E vërteta e “aferës” që po luhet në Bruksel për Majlinda Bregun. Historia sekrete me lojtarë Ramën, Metën dhe Bashën

Nëse partia e znj. Bregu ka kërkuar ti lidhe ato me zgjedhjet e ardhshme vetë ish ministrja e integrimit ka kërkuar në Bruksel se Edhe një herë mediat i kanë bërë jehonë qëndrimit të ndryshëm që deputetja Majlinda Bregu që kryeson komisionin e integrimit ka pasur kundër partisë së saj lidhur me hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë në BE.

« kura me e mirë kundër armiqve të demokracisë, është më shumë demokraci”. Në mbledhjen e komisionit të përbashkët Shqipëri -BE Bregu ka kërkuar hapjen sa më parë të këtyre negociatave.

Po si shpjegohet ky qëndrim i ri i Majlinda Bregut ? A ka të bëjë ai thjeshtë me një bindje të saj ? A ka të bëjë me nje flirtim politik me Ramën sikurse mendon shumëkush brenda PD ?

Lapsi.al ka investiguar pak më tepër dhe ka mësuar se angazhimi i znj. Bregu shkon përtej bindjes së saj politike. Ai lidhet me një propozim joshës që ajo ka marrë në Bruksel që para kohës kur do votohej reforma në drejtësi, verën e shkuar.

Majlinda Bregut i është propozuar roli i kryenegociatores së Shqipërisë me BE pas hapjes së mundshme të negociatave. Përveçse një vend tejet prestigjoz ai është gjithashtu edhe një vend i paguar me një shpërblim disa mijra eurosh, pasi fondet jepen nga BE.

Por jo vetëm kaq. Që Bregu ta arrijë këtë objektiv, « Ok » duhet të thotë edhe qeveria e Tiranës. Deri në këtë pikë qeveria shqiptare dhe komisioni Europian kanë rënë dakord parimisht. Duket se Majlinda Bregu ia ka marrë fjalën Ramës gjatë një takimi jo publik me të në fillim të korrikut në Paris.

Por fakti se kompromisi Bregu-Rama ka përfunduar lumturisht, nuk ka qenë i mjaftueshëm për vazhdimin e projektit.

Sepse sipas informatave të Lapsi.al, në lojë është shfaqur edhe Ilir Meta. Gjatë një takimi në Bruksel bashkëbiseduesit e saj i kanë thënë ministres së LSI, Klajda Gjosha se ata ishin ne një mendje me kryeministrin Rama për të caktuar si kryesuese të delegacionit shqiptar që do dialogonte me BE, Majlinda Bregun.

Gjosha si një bijë besnike e LSI nuk është prononcuar dhe menjëherë ka dalë nga takimi për të pyetur me telefon Ilir Metën.

Por ky i fundit e ka rrefuzuar propozimin duke vënë dy kushte. Se pari sepse kryenegociatori sipas praktikës vendoset rëndom një diplomat karriere (pra jo një politikan i lartë), me prirje bipartizane. Dhe e dyta se nëse zonja Bregu e donte këtë post, për këtë duhet të jepte miratimin edhe partia e saj.

Kështu topi shkon tek Basha i cili ndodhej përpara dilemës : ose ti prishte karierën njërës prej ish kolegeve të tij në qeveri, ose të bëhej shtojcë e vendimmarrjes së Ramës i cili do e shiste këtë lëvizje si një veprim konsensual duke u mburrur se këtë post të rëndesishëm po ja « dhuronte » opozitës.

Natyrisht Basha mund të vepronte dhe ndryshe. Mund të shkonte edhe me idenë : më mirë Bregu sesa një socialist i thekur, por historia aspak miqësore me Majlindën, kritikat e saj dhe ftohja mes të dyve kanë ndikuar në mospëlqimin e tij. Sipas informacionit që ka Lapsi.al kreu i opozitës eshte treguar i ngurtë dhe nuk e ka miratuar këtë plan. Praktikisht ai i ka humbur PD-së edhe një deputete.

Dhe nga ky moment Ilir Meta, që luan rolin e garantit të opozitës brenda shumicës nuk jep dakordësinë për paktin që ka arritur Brukseli, Rama dhe Bregu.

Pikërisht kjo ambicie e prerë në mes nga familja e saj politike e ka ftohur Bregun me PD. Pikërisht kjo gjë e ka afruar ish ministren e Berishës në qëndrime me kryeministrin. Prandaj edhe njëherë, që pas reformës në drejtësi, Majlinda Bregu qe të hënën më Bruksel më pranë idesë së shumicës për hapjen e negociatave sesa asaj të PD në të cilën militon ende. (syri.net)

Share: