Home KRYESORE Elvis Pupa refuzon të bëjë si Ermal Mamaqi: ‘Ata na sollën në...

Elvis Pupa refuzon të bëjë si Ermal Mamaqi: ‘Ata na sollën në këtë derexhe’

0

“M’fal për shprehjen” është titulli i emisionit të Elvis Pupës në Digitalb. Ky emision zuri vendin e “6 ditë pa Ermalin” në kanalin “T”.

Në episodin e parë të këtij programi u dallua menjëherë se përveç pjesës së satirës, është një format krejt tjetër prej emisionit pararendës. “M’fal për shprehjen” është konceptuar si një “standup show”, një format ku drejtuesi qëndron në këmbë dhe bisedon për fenomenet sociale të kohës.E megjithatë, ndonëse në vendin tonë shumë aspekte shoqërore ndikohen nga politika dhe qeveritarët, Elvis Pupa refuzon t’i bëjë politikanët pjesë të spektaklit. Nëse tek “6 ditë pa Ermalin” pamë të ftuar Edi Ramën e më pas Sali Berishën tek “Xing me Ermalin”, nuk do të shohim asnjë politikan të ftuar në këtë emision.

“Në show sjellim problematika të përditshme, të cilat varen nga qeverisja. Kështu që në një farë mënyre ata e kanë fajin që jemi në këtë derexhe.”, thotë ai, “por nuk i përmend, sepse nuk janë kaq të rëndësishëm.”

“Nuk dua të flitet për politikë dhe të kem politikanë të pranishëm. Ky është spektakël argëtimi, jo stresimi. Mjaft na kanë stresuar…”
I vetmi politikan “i ftuar” ishte Donald Trump. Sigurisht, ishte aktori i humorit Florian Binaj, këtë herë në petkun e presidentit të ri të zgjedhur të Amerikës.

Share:
Reklama juaj