Home HISTORIA IME Fëmija ndërpret gjyqin, shihni çfarë mase merr gjyqtari pas dialogut me 5-vjeçarin

Fëmija ndërpret gjyqin, shihni çfarë mase merr gjyqtari pas dialogut me 5-vjeçarin

0

Ndërkohë që një gjyqtar në një sallë gjyqi bëhet gati për të lexuar një dënim për parkimin, djali i të akuzuarit i bashkohet babait të tij.

I mahnitur, gjyqtari e thërret 5-vjeçarin Jacob pranë tij dhe nis me të një bisedë shumë të këndshme.

Në fillim ai e pyet vogëlushin se çfarë do të bëhet kur të rritet. Jacob i thotë se do të bëhet kuzhinier pasi ai dhe babai i tij gatuajnë mirë.

Më pas gjyqtari përfiton nga situata dhe e pyet fëmijën: “Kam një problem Jacob, babai yt parkoi në një zonë ku nuk lejohej parkimi. Tani kam tre opsione. Ta dënoj me një gjobë 90 dollarë, 30 dollarë ose të mos e dënoj fare. Çfarë mendon ti?”
“Me 30,” përgjigjet 5 vjeçari.

“Je një gjyqtar i mirë! Ekziston një histori antike për zgjedhjen e një rruge të mesme nga Mbreti Solomon, dhe ti bëre të njëjtën gjë. Është një mënyrë shumë logjike e të menduarit.”

Pas kësaj situata ndryshon rrjedhë. Kur Jacob i tregon se nuk ka ngrënë mëngjes, gjyqtari vendos ta anulojë gjobën vetëm me kusht që babai ta nxjerrë djalin e tij për të ngrënë çfarë do ai me 30 dollarë. /Ora News/

Share:
Reklama juaj