Home KRYESORE Fotoja që po përlot botën, babai: Kjo është fytyra e kancerit

Fotoja që po përlot botën, babai: Kjo është fytyra e kancerit

Është vetëm 4 vjeçe dhe mjekët i kanë dhënë vetëm pak javë jetë. Babai tërësisht i shkatërruar ka shkrepur këtë foto bardh e zi të vajzës së tij që po lufton me kancerin.

“Ky është momenti më i vështirë që kam fotografuar ndonjëherë” shkruan ai përbri fotos së postuar në rrjetin social Facebook.

‘Para pak ditësh më thanë që ka vetëm pak javë jetë. Kjo foto është shkrepur në momentin ku ne si prindër nuk mund t’ia lehtësonim dhimbjet vajzës. Jessica na shtynte për të duruar dhimbjet e vetme”.

Jessica ka 13 muaj që lufton me fazën e katërt të tumorit malinj neuroblastoma. Tani i kanë mbetur vetëm pak javë jetë, duke qenë se prindërit e saj vendosën të ndalojnë trajtimin që ta shijojë kohën që i ka mbetur.

“Kjo është fytyra e vërtetë e kancerit”, shkruan Andy.

“Enët e gjakut të bijës time që kanë dalë nga nënlëkura, loti që po rrjedh poshtë faqes, trupi i saj i mpirë dhe fytyra e mbytur në dhimbje”.

“Me këtë foto nuk dua të ofendoj apo mërzis askënd. Ndoshta duke parë këtë foto njerëzit do të jenë më të kujdesshëm për anën e errët të kancerit në fëmijëri, dhe ndoshta të njëjtët njerëz do të jenë në gjendje të bëjnë diçka në të ardhmen, kështu asnjë fëmijë nuk ka pse të vuajë këtë dhimbje, dhe as një prindër nuk ka pse të jetë dëshmitar kur mishi dhe gjaku i vetë i shkatërrohet çdo ditë.

Share: