Home KRYESORE Grabitet karburanti në autostradën Tiranë – Durrës

Grabitet karburanti në autostradën Tiranë – Durrës

Minstri Saimir Tahiri paralajmeroi bizneset e karburanteve te marrin masa per grabitjet duke vendosur kamera survejimi, por duket se ato nuk bejne pune sepse edhe rasti i djeshem ne Lezhe pika u u grabit me dhune kasa e karburantit kishte kamera survejimi, por grabitja u realizua pa me te voglin problem.

Nga ana tjeter, pa u mbushur 24 orë nga grabitja e karburantit në rrugën Lezhë – Shkodër, një tjetër karburant është grabitur në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Grabitësit kanë hyrë në pjesën e pasme të ndërtesës së karburantit dhe kanë mundur të hapin kasafortën dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Kanë qenë punonjësit e karburantit që kanë sinjalizuar policinë për grabitjen. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate

Share: