Home KRYESORE Horoskopi, 21 nentor 2016

Horoskopi, 21 nentor 2016

1
0
SHARE

Dashi

Megjithëse është fillimi i javës, duket se stresi nuk iu ka lëshuar ende edhe pas weekend-it. Në fakt dita e sotme do të vazhdojë të jetë pak e ngarkuar dhe kjo do t??ju bëjë pak pesimistë.

Demi

Atmosfera në përgjithësi nuk pëson ndryshime. Distancat planetare mund të bëhen të dukshme në pengesa të mëdha, ose të vogla që nuk do t??ju lënë të qetë. Mundohuni të mos i dramatizoni gjërat.

Binjakët

Gjithnjë e më shumë në shkëlqim. Qielli juaj tashmë është shumë i pastër nga tranzicione të mundshme që mund të shkaktonin jo pak ngarkesa. Por, fati juaj qëndron pikërisht në këtë harmoni planetare.

Gaforrja

Dikush kërkon t??ju ngatërrojë në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta që i përkasin jetës tuaj sentimentale. Më e qetë dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

Luani

Të shumta janë perspektivat, të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më të vendosur dhe të sigurt në zgjedhjet tuaja. Shëndeti shumë i mirë.

Virgjëresha

Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planetëve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

Peshorja

Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajën dhe shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.

Akrepi

Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t??ju ndihmojnë në çështje shumë të rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do t??ju bëjë të pathyeshëm.

Shigjetari

Hëna në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj.

Bricjapi

Në qendër të vëmendjes tuaj për sot do të jenë pikërisht financat, të cilat për një arsye, ose një tjetër duket se po shterojnë, ose nuk po japin rezultatin e duhur.

Ujori

Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.

Peshqit

Parandjenjat tuaja të herë pas hershme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj ??paranormale?, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

Share: