Home KRYESORE Incident në qiellin e Zvicrës, shikoni si avionët luftarakë i bllokojnë rrugën...

Incident në qiellin e Zvicrës, shikoni si avionët luftarakë i bllokojnë rrugën avionit presidencial të Putinit

Një avion presidencial rus, i cili po transportonte gazetarë, është ndjekur në qiellin e Zvicrës nga avionë luftarakë zviceranë, duke shtuar tensionet mes Vladimir Putinit dhe pjesës tjetër të Europës.

Një nga pasagjerët e avionit rus, i cili po i drejtohej Perusë, filmoi edhe një video, duke treguar avionin ushtarak që fluturonte përkrah avionit të tyre, në të cilin dallohen qartazi simbolet e Zvicrës.

Andrey Kolesnikov, kryeredaktori i revistës “Russian Pioneer”, shkroi në “Facebook”: Po fluturojmë mbi Zvicër. Në një pikë, avioni me delegacionin dhe gazetarët po i bllokohej rruga nga të tria anët nga 3 avionë luftarakë”. Por pavarësisht se avionët luftarakë i qëndruan shumë pranë, u shmangën incidentet. /360grade.al

Share: