Home KRYESORE Ja arsyeja e largimit të Briseida Shehajt nga Ekonomia

Ja arsyeja e largimit të Briseida Shehajt nga Ekonomia

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj që prej 2 muajsh ishte emëruar si zv/ministre e Ekonomisë është larguar përfundimisht nga posti që mbante. Shehaj i ka dorëzuar ditën e djeshme Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen, duke e motivuar me arsye personale.

Por Opinion.al shkruan se burime te saj thanë se Shehaj ka patur mosmarrëveshje me ministren Milva Ekonomi. -“Briseida Shehaj ishte ndër emërimet e para të Kryeministrit Edi Rama kur mori pushtetin në 2013. Edhe pse në moshë të re dhe pa shumë eksperiencë, asaj iu besua një post tejet i rëndësishëm.” shkruan Opinion.al

Share: