Home KRYESORE Këshilltari i Putinit: Zgjedhja e Trumpit, shmangu Luftën e Tretë Botërore!

Këshilltari i Putinit: Zgjedhja e Trumpit, shmangu Luftën e Tretë Botërore!

Pas zgjedhjes së Donald Trump president janë të shumë personat që janë gëzuar, jo vetëm në Amerikë.

Rusia e mirëpriti fitoren e tij dhe presidenti Putin ishte i pari lider botëror që e uroi.

Ditën e sotme një zyrtar nga Kremlini ka deklaruar se zgjedhja e Trump, shmangu një katastrofë.

“Zgjedhja e Donald Trump shmangu një Luftë të Tretë Botërore”, ka deklaruar këshilltari i Putin, Sergei Glazyev.

Ai thotë se me Hillary Clinton, përplasja Rusi-SHBA mund të përshkallëzohej deri në luftë.

Putin dje u shpreh se shpreson që me zgjedhjen e Trump, Rusia dhe SHBA-ja të përmirësojnë marrëdhëniet, megjithëse i pret një rrugë e vështirë!/360grade.al

Share: