Home KRYESORE Kikia kunder Henri Cilit: Për hajdutët ne politike dhe “komunistët” e rinj

Kikia kunder Henri Cilit: Për hajdutët ne politike dhe “komunistët” e rinj

Nga Mentor Kikia

Me shkas nga një raportim i DeutschlandRadio, me titull: “Si po lindin ‘komunistët e rinj’, 25 vite pas rënies së regjimit të Hoxhës”, që komenton një lëvizje rinore, me prirje të majta, por ekstremiste, duke e quajtur madje edhe komunistë. Unë nuk i njoh dhe nuk di fare se çfarë bindjesh kanë ata studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Di që janë pak agresivë në reagimet publike(duke përdorur vezë e salcë), por nuk mendoj se kjo është hataja, pasi besoj se kjo bie në sy sepse ne si shoqëri, protestën më të dhunshme kemi, ose duke sharë mbarë e prapë nëpër tavolinat e kafeneve, ose kur u vëmë flakën zyrave kur na urdhëron partia.

Sa për bindjet, realisht besoj se asnjë politikan shqiptar nuk ka bindje ideologjike, derisa e majta është bërë më e djathtë, dhe e djathta më e majtë. Ndrësa vetë politikanët i ndërrojnë partitë si ti kishin kioska, nga 3 herë brenda një mandati.

Sa për ‘komunistët e rinj”, mendoj se kumunistët më komunistë dhe ekstremistët më ekstremistë janë ata që ndodhen në parlament, në pushtet e në opozitë, dhe qe e kane zhvatur këtë popull për 25 vjet. Mua më pelqen që ka aktivizëm, edhe pse nuk pajtohem me ndonje sjellje publike aty-ketu, unë mbështes çdo lëvizje që shkund nga apatia individë e grupe individesh.

Ndaj ata që kërkojnë komunistë dhe ekstremiste, të mos lodhen kot ti kërkojnë skutave, apo apartamenteve me qera ku mblidhen grupe studentësh, pasi i kanë bash në ballë të vendit, e çdo ditë në TV. Hajdutë po, të inkriminuar po, të korruptuar këmbë e kokë po, injorantë, më shumë se gjysma, po, të pangupur po, të pameshirshem po, brutalë po, arrogante po…. E ç’janë “komunistët” e rinj që kërkojne arsim falas para ketyre?

Ata thonë se duan të bëjnë dicka pasi nuk ndjehen të përfaqësuar.

Vërtet, kë përfaqëson ai tregtari i xhamave në parlament? Po ai që shet makina, po ai që ndërton pallate, po ai që zotëron restorante, po ai që shet ushqime me shumicë, po ai që shet nga ato “artikujt” që e di vetem policia?

E pra, gati gjysma e parlamentit nuk përfaqëson askënd, vec kompanive të tyre private dhe kanë si qëllim të mblëdhin para, edhe nga fondet publike, për të paguar riciklimin e tyre në pushtet kur të vijnë zgjedhjet. Ndaj të tilla lëvizje rinore nuk do ti quaja fare “komuniste’, por shpresë për të shkundur këtë makineri të ndyrë të politikës sonë.

Share: