Komiteti Mysliman: Mustafa Nano dhe Maks Velo i hedhin benzinë zjarrit!

Komiteti Mysliman: Mustafa Nano dhe Maks Velo i hedhin benzinë zjarrit!

0

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Gazmend Aga, në një intervistë për “GSH”, ka reaguar ndaj deklaratave të Mustafa Nanos e Maks Velos mbi Islamin.

Deklaratat për një “islam që nuk jep garanci”, apo “kur falen në bulevard, mua më zë frika”, ose “duken si Arabi Saudite”, kanë ngjallur shqetësim në Komunitetin Mysliman. Aga thotë se të dy personazhet janë emra me ndikim e të respektuar në shoqërinë shqiptare dhe shton se “çdo stereotipizim, ofendim i përgjithshëm mbi fenë myslimane dhe myslimanët, kuptohet që është shqetësues”.

Sipas Agës, “Islamofobia është burimi kryesor i radikalizmit. Kuptohet që, nuk është një arsye që arsyeton radikalizmin për një individ me arsye të shëndoshë, por për individë të mundshëm për t’u përdorur për kauza të tilla të rreme, islamofobia mund të përdoret. Nëse jemi të kujdesshëm me islamofobinë, me antisemitizmin, me antikrishtërimin në deklaratat tona, mendoj se nuk u lëmë hapësirë e shteg atyre që duan t’i keqpërdorin këto deklarata”.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndalet në deklaratat e bëra nga Nano e Velo, rithekson se KMSH është distancuar nga ata që shkojnë në luftë.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY