Home KRYESORE MIRELA RUKO – STUDENTJA QË SFIDOI MINISTREN E ARSIMIT

MIRELA RUKO – STUDENTJA QË SFIDOI MINISTREN E ARSIMIT

Nga Kolec Traboini

Vajza studente Mirela Ruko i hodhi në kokë Ministres se Arsimit që udhëheq reformës shkatërruese të arsimit, një shishkë me salcë mbi flokët e zbardhëlluar, sepse qeveria po i kushton shumë kujdes lukut, kozmetikës dhe frizurave po jo halleve e derteve të popullit.

Të lumtë moj vajzë trime. Ndjehemi krenar me ty, Mirela Ruko. Kjo rini na ngjall shpresë që nuk do të lejojë të nëpërkëmbet nga oligarkët. Të jesh e bindur se me revoltën tende bashkohen të gjithë shqiptarët që kanë dinjitet e nuk qorrollepsen pas partive poltike që i kanë humbur të gjitha lidhjet me popullin dhe rininë.

Si qytetar amerikan, i bëj thirrje Ambasadës Amerikane, zotit Donald Lu që të tregojë kujdes për këtë vajzë, sepse në Tiranë olgarkët që kanë pushtetin, politikën dhe ekonominë, janë të papërmbajtur në hakmarrjen e tyre e këtë studente shqiptare dikush duhet ta mbrojë.

Le të bëhemi human. Kjo është rinia, kjo është e ardhmja dhe kjo duhet mbështetur.Te përpiqemi të gjejmë ndonjë mënyrë që me një numër llogarie të saj, a të prindërve, të kalojmë ndihma që ajo të mbarojë studimet por edhe për gjëndjen shumë të keqe ekonomike që ka. Personalisht vë 100 dollarë ndihmë për këtë vajzë shqiptare.

Le të bëhemi akoma më shumë human e të shprehim solidaritet social. Kjo është rinia, kjo është ardhmja dhe kjo duhet mbështetur.

Kolec P. Traboini ,18 nëntor 2016

Share: