Home KRYESORE Murat Basha: Nuk shkoj tek Varrezat e Deshmoreve se aty ka edhe...

Murat Basha: Nuk shkoj tek Varrezat e Deshmoreve se aty ka edhe kriminele… Une Lutem.

Nga Murat Basha

Si zakonisht më 28 nëntor unë shkoj në varreza. Kam një arsye të fortë, sa personale, por dhe më tej…

Nuk shkoj në varrezat e të ashtuquajturve “dëshmorë “të Atdheut, jo se nuk respektoj të rënët, por sepse aty janë së bashku dëshmorë, xhelatë e kriminelë.

Jo,jo unë shkoj në Tufinë,te varri i tim gjysh, i coj një tufë me lule dhe i ndez një qiri,është pramë varrit të nënës sime.Varr i thjeshtë,por brënda tij janë eshtrat e një një burri që u rrit dhe edukua me dashuri për Shqipërinë.

Eshtrat të varrosura mbas 63 vjetësh,se shpirti me ëndërrat e vrara bashkë me të janë tjetër kund. Luftoi dhe punoi për Atdhe.Përsëri në 39-44 luftoi kundër fashizmit e nazizmit.U dënua me vdekje nga fashistët. Atë që nuk bënë fashistët e kryen me zell komunistët. E pushkatuan.Tashmë rri më gjatë tek varri,ndonjëher ndez edhe një cigare…

Aty tashmë është edhe baba im.Janë të dy,bashkë.’’Du të më varrosësh me babën’’ma la amanetin im Atë.’’Nuk e kisha vetëm prind,por edhe drejtues politik dhe ushtarak,nuk kam ndejtë fare me të,shume-shume 10 vjet.Du me ndejtë me u cmall me të’’……

Amaneti është i shenjtë, po ashtu edhe Besa…

Baba u arrestu dhe dënu 16 vjec…pastaj ridënu përsëri 20 vjec dhe…..Nuk dua të shtjelloj më gjatë historinë time personale,pasi ajo ngjason me mijëra të tjera më të trishtueshme dhe më dramatike se imja.por është edhe një arsye tjetër që më bën të mos shtyhem më tej në përjetimet personale,mbasi më duket se i shqetësoj ata që nuk janë më.Ata atje lart,në botën e përtejme kanë gjetur me siguri paqen e amëshueme.

Përtej faktit qesharak se’’Ata’’atje lart dhe historinë,po e fusin ne bunkerët e komunizmit,trill i cuditshem….i një mendje të sëmurë…Po ne këtu poshtë…?Utopia e marksizmit (komunizmit)qëndron në faktin se,për të ndërtuar njeriun e së ardhmes,vret dhe skllavëron njeriun e të sotmes.Tekefundit,kultura e së majtës ka qënë(në Shqipëri vazhdon akoma të jetë)e mbrujtur me mitologji revolucionare.Për këtë arsye dhuna nuk erdhi rastësisht apo aksidentalisht.

Në Shqipëri dhuna u ngrit në sistem,u bë zot,por ata që u shëndrruan në instrumenta,ishin njerëzit në shërbim të ideologjisë,të dhunës,e cila e ngritur në sistem,prodhoi përbindësha, xhelatë, kriminelë.Ndasitë vazhdojnë të jenë evidente aty ku ka llogari të pambyllura me të shkuarën.Në Shqipërinë e dalë nga komunizmi asgjë e tillë nuk ndodhi.Llogaritë me të shkuarën mbeten të hapura.

Pikërisht kjo e bën artificiale frymën e pajtimit sot,e cila është më tepër produkt i kalimit të kohës, 26 vjet,dhe oportuniteteve që ofron e tashmja për bashkëjetesë,sesa i ndjesisë tragjike të një populli të dërrmuar e përshkuar nga dhuna dhe krimi.Heshtja dhe errësirra vazhdojnë të mbulojnë hapësirën sociale të prekur nga dhuna dhe terrorrizmi shtetëror.Heshtja është zanafilla.Heshtja lidhur me faktet.Heshtje për të shpëtuar nga vetëshkatërrimi.

Sot heshtja e atyre që kanë kryer krime dhe kanë mbetur gjallë ka ndërruar sens,është shëndrruar në heshtje të pafuqisë.e mungesës së ndershmërisë për të vështruar në fytyrë dhimbjen e shkaktuar ndaj të tjerëve,duke pranuar në heshtje dështimin.Sot,heshtja shoqëron përbuzjen ndaj viktimës së djeshme.Ata që kanë përdorur dhunën si mjet në komunizëm,vazhdojnë të dhunojnë edhe sot duke bërë përpjekje dhe krijuar alibi,për të këmbyer rolet e viktimës dhe xhelatit.Pranimi i gabimit apo i fajit është kthimi i vetëdijes për mungesën e përligjes së veprimeve të dhunshme, që do lehtësonte së paku ndërgjegjet.

Kjo, sepse tani është momenti për të bërë një vlerësim analitik të veprimeve të gjithsecilit për të mbërritur dhe kuptuar se vlerësimi i veprimeve të bazuara mbi ideologji të dhunshme ishte i rremë,thellësisht antinjerëzor,sot ata janë përballë veprimeve tyre të tmerrshme,krejt vetëm.Me supe të kërrusur nga pesha e’’fajit’’,me ndërrgjegje(nëse u ka mbetur ndopak) të shkatërruar nga përmasa e tragjedisë të shkaktuar.Tashmë përballë janë ndërgjegja dhe krimi.

Ndoshta prandaj është e vështirë pendesa,ajo varet nga madhësia e mëkatit.E si mund të nderosh mëkatarët?Për të zhdukur cdo insinuatë që mund të krijohet,si shkruesi i këtyre rradhëve bëj me dije se,si antifashist respektoj luftën dhe gjakun për liri.Në të njejtën kohë si antikomunist dënoj dhunën vrastare që mori jetë shqiptarësh,shkatërroi familje,i mbyti në lot e vaj nëna,gra,motra e vajza shqiptare,por mbi gjithshka vrau ëndërra.ëndrrat për një Shqipëri zonjë,një atdhe të përbashkët, ku të gjithë të kishim mundësinë për një jëtë më të mirë.

Por ëndërrat na ndihmojnë për ti bërë ballë realitetit edhe kur ai është i trishtë,është gati një ferr.Të strehohesh në një ëndërr për të shpëtuar nga ferri.Ne gjetëm strehë në ëndrrën tonë shqiptare.Në ëndrrën e qëndresës.Duke ndërtuar në vetëdije luftëtarin e rezistencës,i cili të mos epet,përkulet apo thyhet nga pesha e dhunës.Në kundërshtim me bartësit e dhunës të cilët i japin vlerë absolute vetëm angazhimit politik, packa se në horizontin e tij është dhuna apo vdekja e kundërshtarit.

Gjatë luftës (dhe sot)është ravijëzuar dualiteti ndërmjet partizanit dhe luftëtarit të rezistencës. Sipas Karl Shmidit,partizanët e parë janë bandat spanjolle në vitin1808,që luftonin në krahinat e tyre trupat e Napoleonit. Partizani shnërrohet në militant politik të dhunshëm në momentin kur në horizont cfaqet pushteti,konkretizimi plotë i pasionit politik, dhuna.

Ndërsa luftëtari i rezistencës në vetëdijen e tij ka mbrojtjen dhe sakrificat për Atdheun,por edhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.Militantizmi priret drejt veprimeve partiake dhe nënshtrim ndaj rregullave doktrinore e organizative,modeli komunist na dëshmon këtë fakt. Ndërkohë që angazhimi i luftëtarit të rezistencës është angazhim qytetar,që nuk pasohet doemos nga angazhimi politik.Luftëtari i rezistencës e vendos veten në shërbim të luftës kunër armikut.Ai ka një kauzë.

E unë i nderoj luftëtarët e rezistencës të cdo përkatësie politike.Por në asnjë mënyrë nuk mund të nderoj militantët e shëndrruar në xhelate apo kriminelë.Nuk mund ti nderoj të vdekurit xhelatë dhe kriminelë,e aq më pak të gjallët,sepse këta kanë ende kohë për tu penduar dhe kërkuar falje.Komunizmi përfundoi si një dështim i madh.E kam pritur një pendesë një kërkesë edhe të heshtur faljeje …por më kot…

Rrënjët e krimit kanë depërtuar në thellësi të shpirtit njerëzor dhe e mbajnë peng atë.Duhet shumë kurajo për të qënë i ndershëm,për të qënë njeri,po,po njeri. Prandaj nuk mund të shkel në varrezat e “dëshmorëve,,sepse nuk guxoj të fyej heronjtë dhe viktimat duke nderuar edhe xhelatët dhe kriminelët që i kanë përzier bashkë. Druhem se do të has shpirtrat viktimave të martirizuar në rrugë dhe xhelatët që i kanë vrarë,duket sikur tallen akoma edhe sot me ta…Lotët në sytë e nënave ma zbusin shpirtin….

Natyrshëm bëhen pjesë e emocionit tim.Dhe unë vajtoj për luftëtarët,për martirët,për dhimbjen,për ëndrrat e vrara,për zhgënjimin nga mungesa e pendesës.Dhe kur sot,shoh akoma politikanqë për arsye elektorale,të rreken për të kryer një ritual të kobshëm dhe komik,duke nderuar xhelatët dhe kriminelët më 29 nëntor,ditën e konferencës së Avnoj,ku Tito shpallte clirimin e Jugosllavisë,kjo është për të vënë kujen. Vajto, Qaj,plas po deshe e kush të dëgjon.

E unë dje si c’do 28 Nëntor kam vajtuar me dhimbje,atje në Tufinë,në një varr të thjeshtë,që mban brënda eshtrat dhe historinë e dy burrave,por vajtova si gjithmone,pa zë, pa lot,se ato më janë tharë prej dekadash,.Vajtova me lotët dhe dhimbjen e shpirtit,për të lëhtësuar shpirtin tim,me sytë drejt qiellit…duke u lutur…edhe për Ata.

Share: