Home KRYESORE Nard Ndoka pyet Edi Ramen: Policet behen burra te forte me belevrekët...

Nard Ndoka pyet Edi Ramen: Policet behen burra te forte me belevrekët e falura të Erdoganit?!

Nga Nard Ndoka

Sot u prezantuan me pompozitet uniformat e reja të Policisë së Shtetit dhe Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke falenderuar presidentin turk, Erdogan.

Më shumë sesa ky detaj, mua më shqetëson në fakt diçka tjetër:

Situata e kriminalitetit në vend.

Ka përditë ngjarje të rënda, vrasje e grabitje, për të mos folur pastaj për kultivimin dhe trafikun e drogës.

A zgjidhen këto probleme me uniformat e reja të policisë, të falura nga Erdogani?! A e ndajmë dot policinë nga politizimi?

Këto janë problemet të cilat duhen zgjidhur, pastaj le të promovojme edhe branaveket e falur, e te kujtohemi për falenderimet e udhëheqësve të huaj, te cilët janë problematik me demokracinë në vendet e tyre!

Share: