Home KRYESORE Përfundon marrja në pyetje e Elvis Roshit në Prokurori, ja çfarë thotë...

Përfundon marrja në pyetje e Elvis Roshit në Prokurori, ja çfarë thotë avokati

Del nga Prokuroria e Tiranës pas marrjes në pyetje kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi. Ai ishte thirrur për t’u paraqitur në 10:00 në Prokurorin e Tiranës. Sipas burimeve të 360grade.al ai është marrë në pyetje për akuzën falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Pasi u mor në pyetje për më shumë se 30 minuta, avokati i tij, Sollaku tha: “I qëndrojmë deklaratave tona të 5 muajve më parë. Nuk kemi ende asnjë letër nga autoritetet e jashtme. Qëndrimi ynë do të vijë vetëm pasi të mbërrijnë shkresat nga jashtë”./360grade.al

Share: