Home KRYESORE “Po the emrin tim të çava në dysh”/ Shihni dhunën në shkolla...

“Po the emrin tim të çava në dysh”/ Shihni dhunën në shkolla (video)

Një kronikë televizive ka shfaqur pamje skandaloze të dhunës së nxënësve të shkollave 9 vjeçarë ndaj njëri – tjetrit, në atë që njihet si fenomeni i “bulizmit”. “Po the emrin tim të çava në dysh”- i drejtohet një nxënës një tjetri në prani të gazetares.

“E bëjnë me të gjithë”, thotë një nxënës tjetër në kronikën e transmetuar nga Klan, gjatë së cilës shfaqen edhe pamje të tjera të dhunës. Psikologia Orjola Pampuri thotë se për këtë fenomen duhet të flitet më shumë edhe me fëmijët, nga prindërit dhe mësuesit.

Raportet tregojnë se 13 % e 11 – vjeçarëve janë pre e bulizmit. 4 nga 10 fëmijë të moshës 11 – 15 vjeç fyhen, dhunohen dhe persekutohen nga moshatarët apo, pak më të rriturit, në ambientet e shkollës shqiptare./Klan

Video:
Share: