Home KRYESORE Politikani me origjinë greke, i besuari i Trump në Shtëpinë e Bardhë

Politikani me origjinë greke, i besuari i Trump në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump ka zgjedhur për postin e punonjësit më të lartë në Shtëpinë e Bardhë, politikanin Reince Priebus, i cili do të mbajë pozicionin e Shefit të Stafit.

Priebus ka mbajtur postin e kryetarit të Komisionit Kombëtar Republikan. Në postin e Shefit të Strategjive dhe si zëvendës këshilltar të tij, Trump ka zgjedhur politikanin Steve Bannon, raporton Newsbomb.al. Reince Priebus është djali i Richardit dhe Dimitras, me origjinë gjermano-greke.

Ai konsiderohet si një politikan tepër i rëndësishëm i cili ka afruar në Partinë Republikane figura kyçe si Paul Ryan dhe Scott Walker.

Share: