Home KRYESORE Pranga dy rusëve, 200 mijë euro për të vrarë ish-kryeministrin Gjukanovic

Pranga dy rusëve, 200 mijë euro për të vrarë ish-kryeministrin Gjukanovic

Prokurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, të cilët, sipas tyre, kanë bërë përpjekje të organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviç.

Prokurorët i kanë identifikuar dy rusët si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov. Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator në Moskë Aleksandar Sindellicin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin.

Raportohet se ata i kanë dhënë Sindellicit 200,000 euro, raporton REL. Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliqin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar.

Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar.

Share: