Home KRYESORE Prokuroria italiane 9 vite burg për shqiptarin xhihadist dhe bashkëshorten e tij

Prokuroria italiane 9 vite burg për shqiptarin xhihadist dhe bashkëshorten e tij

Prokuroria e Milanos ka kërkuar dënimin me 9 vite burg për shqiptarin Aldo Kobuzi dhe bashkëshorten e tij, Maria Giulia Sergio, e njohur ndryshe si Fatima.

Çifti prej më shumë se dy vjet ndodhet në Siri ku lufton përkrah Shtetit Islamik, ISIS. Akuzat për Aldo Kobuzi dhe bashkëshorten e tij janë lidhjet e tyre me aktivitetet terroriste ndërkombëtare dhe udhëtim me qëllim terrorizmin.

Gjithashtu dënim me burg u kërkua edhe për babanë e Fatimas, Sergio Sergio, për të cilin u kërkua dënim me burg për 3 vite e 4 muaj. Po ashtu në këtë çështje janë të përfshirë edhe disa familjare të Aldo Kobuzit.

Disa muaj më parë 29- vjeçarja italiane e konvertuar në myslimane zuri faqet e para të gazetave italiane, pasi u kërkonte prindërve të saj që t’i bashkoheshin në Siri. Sipas saj atje ishte e lejueshme prerja e kokave dhe kjo gjë shumë shpejt do të bëhej dhe në kryeqytetin italian, Romë.

Share: