Home KRYESORE Putin vuan nga një sëmundje e pashërueshme, shumë shpejt do tërhiqet nga...

Putin vuan nga një sëmundje e pashërueshme, shumë shpejt do tërhiqet nga politika?!

Valerij Solovej, profesor në Institutin Shtetëror të Moskës në një intervistë për mediat ruse e cila u fshi shumë shpejt, tha se presidenti rus Vladimir Putin së shpejti do të tërhiqet nga skena politike për shkak të një sëmundjeje.

Lajmi u përhap në gjithë botë me shpejtësi rrufe. Mediat e huaja kanë qenë në gjendje të dalin me një deklaratë të Solovejit, i cili tha se Putini për shkak të sëmundjes po i “shmanget publicitetit dhe do të shfaqet shumë rrallë në media gjatë muajve të vitit të ardhshëm.”

Megjithatë, Profesor Solovej shtoi se ky informacion nuk është tërësisht konfidencial, por që duhet të merret në konsideratë, pasi mund të sjellë nervozizëm në politikën ruse.

Putinin si president mund ta zëvendësojë, Dmitri Medvedev, kryeministrin aktual i cili më parë ishte president i Rusisë, dhe si zëvendës i këtij mund të jetë Aleksei Djumin, ish zëvendës në ministrinë e mbrojtjes, ose njeriu që pretendohet si dora e djathtë e Putinit.

Share: