Home KRYESORE REPLIKAT/ Rama: Kemi frikë të kthehemi, se na thonë “suksese në jetë”....

REPLIKAT/ Rama: Kemi frikë të kthehemi, se na thonë “suksese në jetë”. Ja si i përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video, ku tregon një shembull të emigrantëve që kthehen të investojnë në vend, pas përvojës së marrë jashtë.
Por, komentuesit i shkruajnë se ata mund të pësojnë, nëse nuk i binden partisë.
Një student ka ironizuar me shprehjen “suksese në jetë” të ministrit Ilir Beqaj, pas shkarkimit të drejtorit në Tropojë.
Rama i është përgjigjur atij, se kjo është një frikë e kotë.
Ai ka shkëmbyer edhe disa replika në albumin me foto të postuar  me titullin “Kantieret e Rilindjes urbane të Mirditës”.
Komentet 
Studenti: Z. Kryeminister çdo student Shqiptar që studjon jashtë deshiron ta sjellin eksperiencen e fituar në Shqiperi, por thjesht kemi frike që po Nuk morem pjese neper mbledhje të partisë, do na urojnë suksese në jete.
Rama: Frika nuk eshte keshilltar i mire.
Qytetari: Se ikin 1000 dhe kthet 1 nrm qe me shum per ate do flitet.
Rama: I ke numrat gabim Xhuljano.
Qytetari: Un ktheva dhe une me mendje tè mire por diten e dyte kur me vodhen cantat nga makina mora avionin me vrap.
Share: