Home KRYESORE Rikthehet Sadije Berisha: Shkruan libër me kujtime

Rikthehet Sadije Berisha: Shkruan libër me kujtime

Sadije Berisha, ish bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeminsitrit Sali Berisha, do i shtoj një tjetër titull bibliotekave. Këtë herë, nuk bëhet fjalë për pasionin e saj, gatimin e ëmbëlsirave por për një roman me element autobiografik.

Nuk kishte si të qëndronte larg këtij libri edhe një nga ngjarjet më të rëndësisshme të jetës së saj, martesa e më pas ndarja me Berishën. “Një pjesë e shpirtit tim, të vërtetë dhe të shëruar është brenda këtij libri. Jeta ime ka qenë më e mirë kur unë hoqa dorë nga martesa e dhimbshme dhe toksike, ku kisha ngecur për një kohë të gjatë”- ka thënë Sadija për Gazetën Shqiptare.

“Disa pjesë të librit janë të frymëzuara nga jeta ime. Një pjesë e shpirtit tim, të vërtetë dhe të shëruar është brenda këtij libri. Unë shpresoj shumë që të jetë një vepër fuqizuese për femrat, edhe pse mendoj se për disa femra do t’ia vlejë edhe thjesht ta lexojnë”- rrëfen Sadija ndër të tjera, për faqet VIP të Gazetës Shqiptare.

Share: