Home KRYESORE Rilindja’ e Mjekesise se Frikeshme, URGJENCA ne Spitalin publik Nene Tereza!

Rilindja’ e Mjekesise se Frikeshme, URGJENCA ne Spitalin publik Nene Tereza!

Nga Genc Mlloja

I lashe vetes kohe me shume se nje jave qe te mos ngutesha ne pershtypje personale se si eshte gjendja ne shendetesine shqiptare prezantimi i pare me te cilen eshte URGJENCA ne Spitalin publik Nene Tereza ne Tirane.

Kam parasysh, aq me shume me kujtohen fort mire si gazetar, premtimet e kryeministrit te tanishem Edi Rama ne fushaten elektorale per sherbimin shendetesor. Mrekulli e vertete humane shendetesore, sipas Rames se asaj kohe, per te lene pas katrauren e qeverise se me parshme te Sali Berishes.

24 tetor 2016 ne kete Urgjence. Nje auto ambulance, si e kohes se luftes, gulconte drejt ‘Shpetimit’. Stafi i sherbimit te urgjences ne sediljet e para, prapa ku luhej filmi ‘Jete a vdekje’ vetem me nje te aferm… Vajzen.

Nuk kishte nevoje per sirena se rruget ishin bosh ate mesnate ne Tirane. Tek hyrja fasada te premtonte, te jepte zemer se ja ku eshte ndihma e vertete e premtuar e urgjences. Por menjehere fillonte e realiteti sapo uleje nga makina, kur nje karroce, qe edhe plehrazhit se marrin per skrap, iu afrua auto ambulances.

Nje salle e zhurmshme te priste qe nuk kuptoje ku ishe. Ne ate karroce matje e pare e tensionit nga nje mjek qe ishte shume i sjellshem. Inkurajimi i pare, por c’te bente. Nuk gjente vend ku te me sistemonte, e pra ishte rast urgjent… Pa c’pa dhe iku, nuk e pashe me. Dolen persona te tjere.

Me ne fund u gjet nje krevat qe me kujtoj ato pamjet nga filmat ne disa vende te humbura ne Afrike. Po ku te cohej krevati. Aq sa mbaj mend e pozicionuan ne nje qoshe se nuk kishte vend ne ndonje salle por e lane aty per ca kohe, e kjo nuk me harrohet: gumexhinte ambienti URGJENCA ne kakofoni ankimesh, te qeshurash ne gajasje, bisedash me ze te larte deri ne kacafytje te te afermeve te pacienteve me personelin e paket mjekesor, qe vertiteshin si hije pa pike shprehje ne fytyre. Erdhen edhe police, puna e tyre, qe kujtonin se ishin ne repartin e tyre te policise aq shume bertisnin.

Kisha nevoje te mbulohesha me cfardo dhe doja nje jastek. Jastekut ia beme dermanin – canten e vajzes, por batanije jo, nuk kishte… Se permbante inventari.

Nje ton i ashper i vajzes se shqetesuar i kujtoj nje mjeke, qe kisha ardhur ne ‘urgjence’, dhe ketu filloj levizja e krevatit per diku, qe ishte nje salle e madhe me te ndara vende- vende me perde te bardha. Nje mjeke, qe duket kujdesej per te gjithe ate salle, mua afrua dhe aty, ne fakt, pashe, ndjeva era mjekesi. Me ne fund, thashe me vete. Shume e sjellshme dhe humane arriti ne konkluzionin e saj, dhe ‘urdheroi’ si fillim nje serum. Nje infermiere indiferente filloj punen, por tha se me te paren here u ca vena. Fillojme perseri, tha, dhe pati sukses, dhe u zhduk. Sa mire qe nuk e pashe me se akoma kam hematomen ne krah.

Nje jastek, i thashe vajzes se canta po me vriste. Me “hater” na sollen nje, por jo batanije… Ne shtepi keni patur, ta sillnit, i thane vajzes!

U thashe se mbaroi serumi. E hoqen, por pjeserisht dhe jo cfare kisha tamam ne krah. U ngrita ashtu dhe pikasem mjeken qe i treguam pjesen e mbetur te serumit. Ishte akull ne fytyre ndersa e hoqi pa bere asnje koment.

Te vrapojme, me tha vajza e tronditur, e irrituar, e shqetesuar per mua me shume se une per veten time. “Larg qe ketej se po semurem edhe une”, tha vajza. Ajo ishte e tronditur, ne fakt, ne maksimum, dhe rruges nuk fliste vec, e kuptoja, e brente brenga: pse perfunduam aty – ne URGJENCEN e shtetit, qe na ka premtuar mrekulline e sherbimit mjekesor. Ishte faji im, une ngula kembe – tek shteti!

U larguam me taksi ne drejtim tjeter, po ato qe nuk kane me se te paguajne. Kjo ishte nje pervoje e hidhur e rilindjes se mjekesise. Uroj te mos e provoni!

Share: