Home KRYESORE SHENDETESIA “FALAS” LA PAS SHENDETESI PA PARA, PA MJEKE; LA…!

SHENDETESIA “FALAS” LA PAS SHENDETESI PA PARA, PA MJEKE; LA…!

Nga Tritan Shehu

Ne fakt po prisja projekt buxhetin e fundit te qeverise per te shkruar keto rreshta. Jo se une nuk e dija se cfare do te ndodhte, kete e kam theksuar qe ne debatet e fushates elektorale 2013, por sepse eshte me mire kur gjerat jane te perfunduara. Se pari ky projekt buxhet “avulloi” perfundimisht edhe nga axhenda e majte spekullimin elektoral shendetesi falas. Kjo sepse skema e financimit te sistemit tone shendetesor qe paraqitet, sic ishte dhe per tre vitet e mepareshme, ngeli e njejta me ate te 2013-tes, pra duke ruajtur edhe pjesen e kontributeve direkte te popullesise prej 3,4%, si dhe pagesat direkte.

Per te qene i sinqerte mua me deshperon fakti qe po qendrohet akoma tek perqindja e kontributeve te 2013-tes (e iniciuar qe me 1993), e cila realisht eshte dashur te rritej ndjeshem, shume e shume vite me pare, por sidoqofte me ngushellon elementi qe aventura socialiste u ndal ketu “te spekullimi” dhe nuk u thellua ashtu sic ata kishin deklaruar, tek zerimi i pjeses se kontributeve direkte, pra sigurative.

Dhe per kete i detyruan perpjekjet e qendrimet tona, si dhe realiteti kokeforte me deshtimet ne keto tentativa per kater vite rresht. Pra definitivisht u hoq dore nga termi “shendetesi falas”, i cili ne terresi eshte nje term spekulativ e populist, por qe edhe si i tille ai nuk mund te implementohej te ne, qofte dhe si perkufizim.

Megjithate ky eksperiment tashme i deshtuar, krijoi vetem deme e u be pengese ne zhvillimin e sistemit tone shendetesor, se paku edhe per faktin qe cdo gje e mbajti pezull, te bllokuar dhe pa asnje impakt pozitiv, si per financimet ashtu dhe per politikat e tjera. Kjo zvarritje vazhdon qe prej vitit 2013, kur edhe atehere shendetesia jone ishte e nenfinancuar dhe ne nevoje per skema me kreative e energjike zhvillimi. Keshtu, te qendrosh per kater vite i mberthyer ne indekse negative, te zhytesh pafundesisht ne nje “kenete”, i jipet nje goditje e rende e afat gjate ketij sistemi, i cili ka pasur dhe ka nevoje vecse per dinamika te larta zhvilluese.

Nje tabllo e tille konfirmohet plotesisht duke analizuar tre parametra kryesore, qe vleresojne cilesine e nje sistemi shendetesor dhe qe jane: financimi, numri i mjekeve, numeri i shtreterve me llojshmerine e specialiteteve operative ne ate. Le te hedhim nje veshtrim te shpejte mbi  keta perberesa indikativ:

  1-Shpenzimet per  sistemin tone jane reth 260 $ per fryme te popullesise ne vit (duke llogaritur ketu financimet nga buxheti, te ardhurat nga kontributet direkte e shumen e pagesave direkte). Pra jemi ne nivelet qe na vendosin ne vendin e fundit te Europes me diference gati dy fish psh me Maqedonine, ndersa mezatarja e shpenzimeve per shendetesine ne vendet e BE eshte reth 2000 E per fryme. Ne keto kater vite rritja e financimeve nga buxheti per shendetesine ka qene kaq e ulet, sa e ka lene kete komponent edhe ne draftin e ri ne 2,1% te GDP, duke perbere keshtu me pak se 35% te shpenzimeve per sistemin.

Te flasesh per shendetesi “falas” qofte dhe si e “shesin” ate populistet, me financime nga buxheti prej 2,1% te GDP, eshte pa dyshim ose nje mos njohje e thelle edhe e atij termi, ose nje mega spekullim (mund te perdorej ky “perkufizim” sofist te ne vetem nqs financimet nga buxheti per shendetesine do te arrinin reth 15% te GDP).

  Nga ana tjeter ka nje rritje ne keto vite te te ardhurave nga kontributet direkte, qe do zene me 2017-ten 25% te buxhetit kompleksiv te shendetesise (buxhet plus sigurime), nga 18% ne 2012. Do te mjaftonte kjo per te demostruar deshtimin e premtimit shendetesi “falas”, i bazuar ky mbi nje objektiv donkishotesk te “autoreve”, ate te eliminimit te sistemit sigurativ.

Po keshtu sipas te dhenave indirekte jane rritur ndjeshem dhe shpenzimet e perballuara nga pagesat direkte, duke bere qe keto te arrijne mbi 50% te vleres se shpenzimeve te pergjitheshme per sitemin, nje tregues ky thellesisht anti social per perqindjen qe kap e diametralisht i kundert me iluzionin “shendetesi falas”. Une mendoj se keto pak rreshta te lidhura me gjendjen e financimit mjaftojne gjithashtu per te kuptuar se shendetesia jone ka hyre keshtu ne stadin e varferise absolute, me rritje te diferencave me vendet pereth, gje qe per te cilen ka “kontribuar” kufizimi i mundesive reale te shtimi te financimeve, vecse se keto mundesi  binin ndesh me ate “fabulen” majtiste, qe tashme askush nuk po e permend me.

  2- Numri i mjekeve ne vendin tone per fryme popullesie eshte gjithashtu me i uleti ne Europe dhe i afert me nje bote te pa zhvilluar, duke qene kjo nje dukuri e lidhur ngushte me nivelet e nen financimit te sistemit, gje e cila spikat edhe ne kete buxhet te ri. Eshte absurde te mendosh se mund ta ndryshosh kete gjendje, te korregjosh numerin e te permiresosh kualifikimin e personelit, ta stimulosh dhe ta terheqesh ate, pa financime speciale te perqendruara e duke vazhduar ta paguash ate me shifra qesharake.

Po keshtu eshte e pa mundur qe me kete nivel shperblimi te minimizosh pagesat nen dore, te cilat jane bere shume shqetesuese per vlerat dhe perhapjen qe kane arritur. Kryesisht per keto aresye ne dy vite e gjysem jane larguar nga vendi reth 400 mjeke. Po te llogarisim ketu qe dhe reth 200 te tjere ne vit lene sherbimin aktiv per shkak moshe, si dhe faktin se numri i te diplomuarve ne vendin tone per mjekesi eshte reth 250 ne vit, plus reth 30 qe mund te kthehen nga studimet jashte vendit, del qe ky bilanc eshte negativ e pa perspektive. Aktualisht sipas të dhënave ne arrijme ne reth 1,12 mjeke per 1000 banore, kur Maqedonia ka 2,7 te tille dhe mezatarja europiane eshte reth

4. Per te njejtat aresye shume problematike eshte dhe numri tejet i ulet i mjekeve te specializuar. Si pasoje ne kemi dhe rrethe e spitale te medhenj me mungesa edhe te specialisteve kryesore. Nje situate e tille alarmante jo vetem ka bere qe qytetaret te mos marrin edhe sherbimet bazale, apo t’i marrin ato me shume veshtiresi kur e arrijne kete, si dhe qe te kete nje fluks te pa perballueshem drejt QSUT e Tiranes, ndersa periferia ngel e paralizuar. Kjo gjendje ka bere qe OBSh ta rendise Shqipërinë të fundit në rajon persa i takon përkujdesjes ndaj pacientëve, vecanërisht në mbulimin me mjekë e specialitete.

  3- Numri i shtreterve spitalore te ne eshte reth 2,6 per 1000 banore, ne ulje ky prej politikave te gabuara qeverisese te shkurtimit te numrit te shtreterve ne keto vite, qofte dhe si pasoje e varferise se sistemit me perpjekjet per ta maskuar kete, sic lexohet edhe nga shifrat e buxhetit. Nderkaq Maqedonia ka 4,5 shtreter per 1000 banore dhe mezatarja e BE eshte rreth 5. Kjo shkon paralelisht dhe me mungesen ne nivel vendi te shume specialiteteve tashme te pa zevendesueshem per nje mjekesi moderne.

Nqs sot flitet per nevojen e qindra specialiteteve te gjera e te ngushta keto per nje sherbim shendetesor bashkekohor, ne akoma nuk kemi te organizuara edhe specialitete masive si trapiantet, reabilitimi, geriartria, kroniket etj etj, per te mos permendur gjysmaket.

   Pra gjendja reale e sistemit tone shendetesor, qe po le pas vehtes spekullimi “shendetesi falas” eshte trishtuese. Eshte e tille se te kapur per kater vite mbas ketij iluzioni, si dhe te perfshire nga mentalitet centraliste, koleget e majte bllokuan shume mundesi per rritjen e financimeve shendetesore, apo permiresimin e menaxhimit te sistemit.

Ne vend  qe te shfrytezohej ajo cfare ishte arritur me pare duke tentuar korregjimin e parametrave negative, ata fetishizuan dhe aktivizuan nje mekanizem, qe vecanerisht per kushtet tona krijon varferi e nuk permban asnje incentive zhvillimi. Nga ana tjeter duke mbivendosur edhe disa shpenzime te medha pa rentabilitet klinik, etatiste, te pa perputheshem me kapacitetet fianaciare apo me prioritet tona, sui generis si modele, jo transparente, bllokuese per politikat e decentralizimit, spitalit ndermarje, konkurences etj, u thellua varferia, keq perdorimi i fondeve e keq funksionimi i sistemit, duke e futur keshtu ate ne prag kolapsi.

  Nen kete aresyetim une desheroj te permend edhe nje aspekt tjeter negativ, ne thelb politik ky, fenomenin fasade, te vetmin qe do te na “lere mbas” kjo maxhorance! Ky takohet edhe ne kete buxhet e ndihet fort ne zhvillimet e sistemit tone shendetesor. Ne kontrast me veshtiresite financiare, ka pasur hiper konsum fondesh, harxhim energjish, kohe, etj per te realizuar ndryshime e permiresime kryesisht fasade, pa permiresuar thelbin e rentabilitetin e sherbimit, sigurine e pacientit, punen e personelit, pra pa efekte te ndjeshme pozitive ne nivelin e tij ndaj qytetarit, te cilit nuk i plotesohen dot edhe nevojat bazale.

Pra eshte edhe kjo mungese proporcionaliteti midis objektivit te shpenzimeve te realizuara dhe nevojave reale per ato, qe ka perkeqesuar gjendjen apo cilesine e sherbimit ndaj qytetareve e pacientit, cilesi qe vleresohet nepermjet indekseve qe une permenda, mbi te cilat dhe OBSh ka dhene ato konkluzione negative e jo mbi lustrimet siperfaqesore!

  Keshtu pasojat e deshtimit te politikave te mesiperme jane te prekeshme, negative e komplekse keto, qofte ne drejtim te financimit te shendetesise, centralizimit ekstrem te saj, formave menaxhuese e drejtuese, cilesise e sasise se strukturave, specialiteteve e shtreterve, numrit te mjekeve e specialisteve, nivelit te sherbimit te ofruar qytetareve etj. Kjo eshte cfare tjeter la mbrapa shendetesia “falas”! Megjithate tashme kur kater vjecari po mbaron, kur termi “falas” nuk permendet me, ka ardhur momenti per tu pregatitur per korrregjimin e ketyre pasojave, si dhe per futjen ne rruge lineare te zhvillimi te shendetesise sone.

Kjo do te kerkoje vizione e strategji te qarta e realiste; financime; mund, energji e kohe; kolegjialitet me personelin; transparence ndaj qytetareve, mirekuptim e bashkepunim me ata.

Share: