Home KRYESORE Shqiptaret: Suksese Presidentit Trump, mirenjohje Hillery Clintonit

Shqiptaret: Suksese Presidentit Trump, mirenjohje Hillery Clintonit

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Trump triumfoi mbi Hillery Clintonin. Populli Amerikan votoi per ta bere vendin e vet sipas motos se Donald Trump, “Let us make Amerika Great Again”. Nje moto qe terhoqi shumicen e votuesve dhe qe i hapi Trumpit rrugen per ne Shtepine e Bardhe.

Kjo fushate presidenciale ne ShBA ishte mjaft unike. Perballe ishin dy kandidatura shume te ndryshme. Demokratet i perfaqesoi Hillery Clinton. Hillery vinte nga nje karriere e gjate dhe brilante politike dhe diplomatike. Kultura, dijet dhe pervoja ishin “armet” me te fuqishme te saj. Por, ky avantazh solli edhe dizavantazhin e vet-konsumimin e gjate ne establishmentin e larte te ShBA.

Konsumimi i gjate i Clintoneve duket e kishte lodhur popullin Amerikan, i cili preferoi me shume ndryshimin sesa vazhdimesine pa kurrajo, guxim dhe kreativitet.

Gjithsesi Hillery performoi ne menyre te admirueshme, duke mbajtur per afro nje vit e gjysem betejen politike pa u thyer nga debati, sulmet, lodhja dhe as nga akuzat personale. Hillery beri nje fushate qe asnje grua nuk e ka bere ne historine e demokracise boterore.

Perballe Clintonit ndodhej Donald Trump. Emri i Trumpit vinte i njohur nga sipermarrja private Amerikane, por teresisht jashte establishmentit politik e publik.

Mungesa e dijeve dhe pervojes politike dhe publike ishin “pika te dobeta” te Trumpit. Por, pikerisht tek keto pika qendroi edhe avantazhi i tij opinional. Trump u shpalos i teri antiestablishment. Ai pati kundra jo vetem kundershtaret demokrate, por edhe kundershtare brenda kampit te tij republikan. Gjithashtu media Amerikane afro 90 perqind luftoi kunder Trumpit. Me pak fjale Trump luftoi kunder te gjitheve. Ai ndertoi aleance vetem me qytetarin Amerikan.

Beteja midis Hillerit dhe Trumpit nuk ishte gjithac perplasje platformash elektorale tradicionale. Ajo u shnderrua me shume ne nje beteje perplasjesh mbi parimet politike te qeverisjes Amerikane. Hillery u udhehoq nga parimi i vazhdimesise dhe mbi te ushqeu shpresen per besim. Donald Trump u udhehoq nga parimi per ndryshim, madje radikal dhe mbi te ushqeu guximin e jashtezakonshen, me gjithe friken qe e shoqeroi ate.

Te dy kandidatet paten qasje krejtesisht te kunderta lidhur me sfidat e shoqerise Amerikane, me politiken dhe diplomacine e saj. Hillery mbajti qendrim anashkalues ndaj shume problematikave serioze te brendshme dhe te jashtme, duke perdorur gjuhe diplomatike, pozitiviste dhe madje entuziaste.

Donalt Trump, perkundrazi, rrezoi cdo tabu, e theu “kutine e Pandores” dhe me nje gjuhe te drejtperdrejte konfrontoi aspekte politike, ekonomike, plage sociale, sfida emigrative, ceshtje racore e fetare. Trump goditi maksimalisht edhe aspekte te politikes se jashtme te disa administratave te ShBA. Trump nuk mbajti asnje rezerve.

Ky ballafaqim i papare ne garen presidenciale u duk sikur krijoi percarje te thelle ne politiken dhe shoqerine Amerikane. Hillery i meshoi gjate tere fushates akuzes se Trump po sjell percarje. Motoja e Hillerit ishte “Together we are stronger”. Nderkohe Trump u kujdes me shume per per te vertetat mbi tabute. Sipas filozofise se tij vertetesia i ndihmon unitetit dhe jo anashkalimi i gabimeve.

Fushata presidenciale u karakterizua nga cenime te skajshme ne etiken e komunikimit. Te dy kandidatet perdoren cdo akuze personale e familjare kunder njeri-tjetrit. Ky fenomen i ralle ne garat e njohura presidenciale te ShBA mori kete permase per shkak te diferences tejet te ngushte dhe plot ulje-ngritje te kandidateve. Ne kete margjin tejet limite e te luhatshem, Hillery dhe Trump perdoren cdo mjet per te dominuar njeri-tjetrin.

Mirepo ne betejen personale Hillery ishte ne dizavantash per shkak te jetegjatesise politike. Ndersa Trumpi ishte me pak i ekspozuar privatisht per shkak te ardhjes nga jeta e sipermarrjes private. Amerikanet ishin me te prirur te besonin akuzat e Trumpit sesa ato te Hillerit.

Faktoret nderkombetar qendruan mjaft te terhequr gjate fushates presidenciale te ShBA. Por ndersa qarqet formale te lidershipit nderkombetar ndenjen neutral, mediat, opinioniste dhe analiste te huaj u treguan mjaft aktive. Tendenca e ketyre te fundit ishte mjaft kritike kunder deklaratave dhe qendrimeve te Trumpit. Por, rezultati tregoi se faktoret e jashtem paten fare ose aspak ndikim mbi votuesit Amerikane.

Shqiperia dhe shqiptaret u treguan aktive si ralle here ne garen presidenciale te ShBA. Pjesemarrja ishte aktive deri ne militantizem fanatik politik ndaj te dy kandidateve. Kjo pjesemarrje deshmon me shume lidhjen e forte shqiptare me ShBA, vlerat dhe interesat e tyre, sesa nje preference e ngushte partikulare ndaj kandidateve.

Natyrisht Clintonet jane pjese e historise shqiptare ne dy dekadat e fundit. Kete shqiptaret e shfaqen permes respektit e mirenjohjes edhe per Hillerin. Por pati edhe mjaft interes ne rritje per Trumpin, si nje personalitet qe gezoi mbeshtetjen te paprecedent brenda nje periudhe tejet te limituar kohore.

Ne keto zgjedhje presidenciale te ShBA shqiptaret performuan te diversifikuar. Shqiptaret jane me pro-perendinoret ne Ballkan. E brenda orientimit pro-perendimore shqiptaret kane qene dhe jane me pro-amerikane.

Kete orientim te palekundur pro-amerikan shqiptaret duan ta ruajne e ta forcojne perjetesisht. Njeqind vite u desh te farketohej miqesia Shqiptaro-Amerikane. Edhe qindra vite te tjere do vazhdoje te mbetet e tille. Ndryshimet ne Shtepine e Bardhe vetem vijne duke e thelluar dhe zgjeruar miqesine njerezore dhe partneritetin strategjik midis Shqiperise, Kosoves dhe ShBA.

Me fjale te tjera mund te thuhet se shqiptaret ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Serbi, Greqi e kudo ne bote i urojne suksese Presidentit te 45-te ShBA, Donald Trump dhe njeherazi i shprehin mirenjohje te paharruar Hillery Clintonit per gjithcka ka bere per lirine, demokracine dhe integrimin Euro-Atlantik te tyre.

Share: