Home HISTORIA IME Skandali seksual, bashkëshortja i kërkon divorcin gjyqtarit Guximtar Boçi

Skandali seksual, bashkëshortja i kërkon divorcin gjyqtarit Guximtar Boçi

0
Gruaja e ish-kryegjyqtarit të Gjirokastrës, të shkarkuar javën e shkuar nga KLD-ja pas skandalit seksual, bën gati padinë për divorc.
Razie Boçi, e cila u paragjykua nga shqoeria vecanerisht ne rrjetet sociale ku thuehj se do vepronte si bashkeshortja e Shukriut te Dibres, sot mësohet se ka pajtuar një avokat dhe po përgatit procedurat për të kërkuar në gjykatë ndarjen me bashkëshortin, Guximtar Boçin, me të cilin ka dy vajza të rritura.
Duke mos tentuar te gjykojme se cila nga zgjedhjet e zonjave te Dibres apo Gjirokastres ka vepruar me mire, kjo sepse ne fund te fundit jeta eshte vetem e tyre dhe te dyja do jene lenduar sigurisht, ne mund te themi se burime të afërta të familjes bëjnë të ditur se e shoqja e gjyqtarit, që prej së enjtes kur dëgjoi denoncimin e 40-vjeçares per bashkeshortin, deklaroi se do të kërkonte divorcin, i cili pasoi një gëzim familjar, siç ishte martesa e vajzës së madhe fundjavën e shkuar.
Fundjavën e shkuar, pas skandalit, vetë ish-kryegjyqtari në një intervistë për “Panorama”, teksa dha versionin e tij për gjithë sa ndodhi, pohoi se familja i ishte shkatërruar dhe gruaja i kërkoi divorcin.
Share:
Reklama juaj