Home KRYESORE Sot zbulohet pakti që Blushi i kërkon Ramës

Sot zbulohet pakti që Blushi i kërkon Ramës

Në kuvend Edi Rama ka replikuar disa herë tangent me Ben Blushin duke etiketuar si shakaxhi i përparimit, si mbrojtësi i të varfërve, por sidomos duke ironizuar me lëvizjen e tij të re Libra.

Ne fakt, pasketaj Blushi u ngrit në foltore dhe kërkoi një pakt me Ramën: që ai do bente replikë sa herë do flitej për Libra dhe Rama ta merrte fjalën sa herë bëhëj fjalë për para, armë dhe kanabis…

Ja fjala e Blushit që ai e hodhi me pas dhe ne faqen e tij ne Facebook:

I kam ofruar palëve në Kuvendin e Shqipërisë një pakt, që shpresoj ta respektojnë.

Sa herë të përmendet fjala LIBRA, unë duhet të kem të drejtën e replikës. Sa herë të permendet fjala KANABIS, Edi Rama të ketë të drejtën e replikës. Sa herë të përmendet fjala ARME, Sali Berisha të ketë të drejtën e replikës dhe sa herë të përmendet fjala PARA, tre partitë e vjetra, Rilindja, PD dhe LSI, mund të këndojnë në kor.

Share: