Home KRYESORE Vdesin në të njëjtën ditë, cifti i martuar prej 74 vjetësh

Vdesin në të njëjtën ditë, cifti i martuar prej 74 vjetësh

Bashkë për 74 vjet me radhë dhe as vdekja nuk mundi t’i ndante Leonard Cherry dhe bashkëshorten e tij, Hazel. Ata ishin dashuruar që në shkollë të mesme dhe ishin martuar në janar 1942 në Muldoon, Texas. Javën e shkuar ata ndërruan jetë të dy, vetëm disa orë larg njëri-tjetrit.

Nipi i tyre i vetëm, Craig Cherry tha se dashuria e tyre ishte më e forta që kishte parë ndonjëherë. – “Të dy i shihje gjithnjë duke qeshur dhe gjithmonë thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha Cherry për CNN.

Share: