Home I pakategorizuar Veliaj kerkon sozi, Tirana do të ketë edhe një kryetar bashkie tjetër…

Veliaj kerkon sozi, Tirana do të ketë edhe një kryetar bashkie tjetër…

Tirana do të ketë edhe kryebashkiakun e natës duke filluar nga muaji janar i vitit të ardhshëm. Kështu ka deklaruar Erion Veliaj gjatë vizitës në një biznes ku të punësuara janë gratë sipërmarrëse.

Sipasj tij Kryebashkiaku i Natës është një pozicion që e kanë shumica e vendeve të zhvilluara europiane.

 “Siç ndodh në Amsterdam, në Zyrih apo në Londër, ai do të merret vetëm me promovimin e ekonomisë së natës. Kemi premtuar një qytet që punon me tre turne, por edhe që jeton me tre turne. Në shumë prej vendeve të botës ekonomia e natës, pra e festave, e lokaleve, gjeneron pafund të ardhura dhe vende pune kryesisht për të rinjtë, studentët. Ndaj, duam që kjo të ndodhë në mënyrë të përgjegjshme, të ketë një kryebashkiak nate që rri zgjuar në turnin e tretë dhe menaxhon vetëm këto lloj aktivitetesh. Promovon ekonominë, e cila njihet si ekonomia e turnit të tretë, për t’u siguruar që jo vetëm qyteti jeton 24 orë, por për t’u siguruar gjithashtu për sa më shumë punësime e sa më shumë maksimizojmë orët e ditës dhe hapësirat e qytetit për ekonominë e njerëzve tanë dhe të rinjve që jetojnë në Tiranë”, tha Veliaj.

Por deri më tani se nuk kush është personi që do të emërohet kryebashkiak i natës në Tiranë./lapsi.al

Share: