Home KRYESORE VIDEO/ Rama i bërtet Vali Leskajt

VIDEO/ Rama i bërtet Vali Leskajt

Duket se kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme në Kuvend nuk ishte i acaruar vetëm me deputetët e opozitës që nuk e lejuan të merrte fjalën përpara se të fliste Berisha, por edhe me nënkryetaren e Kuvendit, Valentina Leskaj.

Në videon më poshtë duket momenti kur Leskaj ka lëvizur nga vendi i saj duke tentuar t’i afrohet Ramës. Por ky nuk ka pritur shpjegime prej saj dhe disa herë ia ka bërë me dorë të largohej.

Kjo nuk është hera e parë që Rama bën sjellje të tilla në Kuvend. Kujtojmë kohë më parë kur reagoi ashpër ndaj ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila nuk duroi dot dhe u përlot.

Shihni videot.

Video:
Share: