Home KRYESORE Virgjëria e nuses dhe dyshimi mbi te i rrezikon jetën!

Virgjëria e nuses dhe dyshimi mbi te i rrezikon jetën!

0

Një ditë më parë, qytetari A. A. nga Burreli me historinë e martesës së tij tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut, kur tha se ndjehej i kërcënuar nga familja e ish-bashkëshortes, të cilën e kishte kthyer pasi nuk e gjeti të virgjër!

Por, 24 orë nga ky rrëfim në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, 36-vjeçari duket ndjehet më shumë i kërcënuar dhe kërkon ndihmën e policisë.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, 82-vjeçarit baba i A.A. tregon se ka marrë një telefonatë nga vëllai i ish-bashkëshortes së djalit, i cili i ka thënë se i kishin një gjak borxh.

“Jemi në gjak, djalin që ka dalë në TV do ta vras, do ta bëj 14 copa”,- ka treguar i moshuari, ndërsa shtoi se ka lajmëruar djalin për gjithçka.

I pyetur në lidhje me marrëdhënien që djali kishte me ish-nusen, babai i dhendrit thotë: “Mua mu duk se shkonin mirë, ne e mbanim nusen shumë afër. Gjatë 3 muajve e kisha pyetur nëse djali ushtronte dhunë dhe gjithmonë më thoshte që shkonim mirë”.

Në bazë të thënieve të djalit për mungesën e virgjërisë, babai i dhëndrit thotë se, duhet ta kishte nxjerrë jashtë shtëpisë më herët. Dhendri u kthye sot në mëngjes në banesën e tij në Durrës, pasi mbrëmë pas rrëfimit në TV kishte fjetur tek motra në Tiranë.

Po sot ai u përball me kërcënimin e ri që kish mbërritur në telefonin e të atit. Ai është njëri nga djemtë e familjes me 7 fëmijë, të cilët kanë lëvizur 10 vite më parë nga Klosi për një jetë më të mirë në Durrës.

Për momentin është i papunë, dhe deklaron sërish se nëse ish-gruaja do t’i kërkojë falje për mungesën e ndershmërisë, është i gatshëm të kthehet me të./Bw

Share:
Reklama juaj