Home KRYESORE Zbulohet dokumenti sekret i 1952: Nexhmije Hoxha vallëzonte me kokën e prerë...

Zbulohet dokumenti sekret i 1952: Nexhmije Hoxha vallëzonte me kokën e prerë të italianit. Shoqet i bëri prostituta

Një dokument sekret, historik, shkruar në 1952 nga të huajt hedh dritë mbi krimet e komunizmit dhe konkretisht të bashkëshortes së diktatorit Enver Hoxha. Dokumenti që Opinion.al publikon sot është shkruar më 15 shtator 1952 dhe konsiderohet si një material sekret shkruar nga amerikanët për atë ç’ka po ndodhte në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore.

Objekti i këtij dokumenti është Nexhmije Xhuglini, gruaja e Enver Hoxhës. Nexhmija përshkruhet si njeri i paskrupullt dhe barbare. Ajo ka nxjerr shoqet adoleshente në mal për të kënaqur epshet e partizanëve, mes tyre dhe shoqet e ngushta, citohet në dokument.

Më tej, flitet për konferencen e Pezës, ku shkruhet se Nexhmija ka nxjerr armën dhe ka kërcënuar nacionalistët. Jo vetëm kaq, në dokument Nexhmije Hoxha përshkruhet si një vrasëse e pashpirt.

“Katër ditë pas takimit një makinë që lëvizte përgjatë rrugës Tiranë – Kavajë u ndalua nga një grup partizanësh komunistë, të udhëhequr nga shoqja Xhuglini me Kajo Karafilin, si laro të saj, dhëndrri i Myslim Pezës, personalitetit komunist dhe kriminel analfabet të përmendur më lart. Në mesin e udhëtarëve ishte një italian i cili punonte në ndërtimin e rrugës. Xhuglini urdhëroi Karafili t’i priste kokën italianit. Arsyeja për këtë vrasje të kobshme nuk është zbuluar kurrë”, shkruhet në dokument. Më pas me kokën e tij ka vallëzuar në mes të Pezës…/opinion.al

Share: