Home KRYESORE Zgjedhja e Donald Trampit,a paraqet rrezik të lartë për shqiptarët në Ballkan?

Zgjedhja e Donald Trampit,a paraqet rrezik të lartë për shqiptarët në Ballkan?

Nga Selim Ibrahimi

-Donald Trampi tashmë president i SHBA-ve i ka tejkaluar të gjitha parashikimet e mundshme për të si president i ardhshëm.

Fjalimi tij pas fitores ishte i rezervuar dhe ai bëri thirrje për unitet kombëtar në rindërtimin e Amerikës.

Për sa i përket politikës amerikane në Europë dhe Ballkan kjo do të varret nga dinamika e ngjarjeve me të cilat do të ballafaqohet Tramp gjatë mandatit të tij.

Administrata e tij sigurisht që nuk do të përbëhet nga amatorë të cilët do ta linin Ballkanin nën zgjedhjen ruse, por politika e jashtme e Trampit do të ndikohet plotësisht nga Kongresi dhe kërcënimet e jashtme kundër interesit amerikan.

Një fakt duhet përmendur se Tramp, mund ti qaset çështjeve të jashtme dhe problemeve më ndryshe se sa administrata e presidentit Obama.

Duhet parë se si Tramp do të lëvizë në mandatin e tij dhe këtu shqiptarët në Ballkan duhet të përgatiten për një botë të ftohtë që erdhi nga antagonizmi rus dhe stili autoritar i politikanëve lokal.

Në vija të trasha qasja amerikane për shqiptarët do të jetë e njëjta por ngel tek qendrat politike të shqiptarëve në Ballkan se si do të adaptohen në botën e presidentit Tramp.
Politikën e tij të jashtme duhet vlerësuar pas një periudhe dyvjeçare përballë aleatëve dhe miqëve amerikanë. Fushatat elektorale ndryshojnë kur kandidati betohet dhe e merr mandatin.

Argumenti tjetër është se analistë të ndryshëm flasin për periudhën e izolimit dhe kufizimit amerikan.

Nëse Amerika do të shkojë drejt kësaj faze historike që dikur në shekullin e XVIII ka qenë aktuale, atëherë sigurisht që për popujt e vegjel që nuk mund të projektojnë forcë do të kishte pasoja, pra edhe për shqiptarët.

Raporti i forcave në Ballkan ka ndyshuar dhe me këtë, forcat pro Trampit, se ai do të jetë më ndryshe se Klinton, ndoshta mund të zhgënjehen,pasi politika amerikane nuk ndikohet nga momentet dhe dëshirat e grupeve radikale ashtu siç e pamë gjatë muajve të fundit në rrjetet sociale në Ballkan.

Bota lindore është në pritje nëse ardhja e Trampit do ti favorizojë ata në Europë, Ballkan dhe Azi.Por e gjithë kjo duhet vlerësuar se çka në të vërtetë do të bëjë Amerika pra Tramp gjatë mandatit të tij:balancë,izolim apo kundërvënje.

Shqiptarët duhet ta luftojnë korrupsionin dhe ta vazhdojnë ndikimin e tyre në politikën amerikane,por gjithnjë duke filluar nga pastrimi i terrenit nga politikanët që ju sollën ngatëresa amerikanëve në Ballkan.

Presidentët mund të jenë të paparashikueshëm,por gjithnjë me peshë në vendimet që i marrin e që mund të jenë në disfavor të shteteve të vogla.Mendoj së Tramp nuk do të krijojë ndonjë kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare në dëm të SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Do të kërkojë përgjegjësi nga aleatët dhe shpenzime ushtarake konform buxheteve.

Sidoqoftë është koha e aleancave dhe rendit të ri në Ballkan dhe Europë.Këtu duhet parë se si do të veprojnë amerikanët pra administrata e Trampit.

Azia,Lindja e Mesme ,rindërtimi amerikan,pra ëndërra amerikane gjithashtu janë prioritete shtesë të Donald Trampit.

Në fund në një kohë tjetër, periudhën e qeverisjes së tij do të mund ta vështronim duke thënë:

”Bota e ftohtë që erdhi prej Donald Trampit !”

Share: