Home KRYESORE Zhvillim historik per industrine e turizmit shqiptar ne Britani te Madhe

Zhvillim historik per industrine e turizmit shqiptar ne Britani te Madhe

Nga Zenel Hoxha*

Siç jeni ne dijeni dje me date 8.11.2016 ora 16 u mbajt aktiviteti me i rendesishem ne histori, per industrine e turizmit shqiptar ne Britani te Madhe.

Suksesi i takimit te djeshem lidhet ngushte me kontributin 16 vjeçar te anetareve te Dhomes te Tregtise dhe Industrise Shqiperi – Britani e Madhe, te Lord Watson of Richmond, i cili ka ne patronazh Dhomen prej gati 10 vjetesh, te John Grogan si President nderi i Dhomes,te Patrick Strong,drejtor i Dhomes, te stafit te perkushtuar ne vite, ne punen e tyre te perditshme,pa u lodhur.

Kjo arritje per vendin tone dje dhe posaçerisht, per te ardhmen e turizmit shqiptar u be e mundur ne saj te bashkepunimit te ngushte me Agjencine Kombetare te Turizmit, drejtotit te saj z.Ardit Çollaku, me Ambasadorin e Shqiperise ne Londer Sh.T.Qirjako Qirko dhe stafin e tij, me atmosferen shume bashkepunuese ne Ministrine e Ekonomise, Turizmit nen drejtimin e Ministres te palodhur znj. Milva Ekonomi.

Dhoma e Tregtise Shqiperi Britani e Madhe bashkepunon ngushte me institucione shteterore, organizata partnere, ne Shqiperi, Britani te Madhe si edhe nga vendeve te tjera.

Me kete rast deshiroj te shpreh mirenjohjen e thelle per te gjithe larte-permendurit si edhe pjesemarresit e tjere ne takim: si Lord Harrison, Lord Bowness, Lord Maclennan, Madelene Moon, Kryetare e grupit te miqesise me Shqiperine ne Parlamentin Britanik,deputetin Wayne David, perfaqesues të Ambasades te Kosoves ne Londer znj. Elmaze Pireva, nga British Ekspertise-Nigel Peters, Dhomat te tjera bilaterale ne Londer, Shoqata Shqiptare – Britanike e avokateve znj. Brikena Muharremi -Kryetare,investitore britanike si John Palmer, Chaitanya Joshi, Ravirand Goonesena, Keith Reynolds, Derek Driver, Jaideep Mazmudar, Francoise Bernardon,Ibde, CFCC, perfaqesues nga komuniteti shqiptar intelektualet: Xhafer Krasniqi,Lavdrim Krrashi, Anton dhe Yllka Gjeta,Tony Kacubaj, Alban Bytyçi, Renis Gjoka, Alfred Kovaçi, Fiona Krasniqi,Adri Loloçi,Alba Peposhi etj.

*Zenel Hoxha eshte kryetar i Dhomes Britanike te Tregetise

Share: