Home KRYESORE Basha reagon për murin ndarës të Mitrovicës

Basha reagon për murin ndarës të Mitrovicës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndërtimin e murit ndarës në Mitrovicë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Basha shprehet se Partia Demokratike po ndjek me shqetësim aktin e ngritjes se nje muri ndares sipas nje linje te pretenduar etnike mes shqiptareve dhe serbeve ne veri te Mitrovices.

“Po bëhen 48 ore nga fillimi i ngritjes se kësaj strukture dhe nga te dhënat e para, muri po ngrihet ne thyerje te plote te ligjeve te Republikës se Kosovës dhe ne dhunim te Marrëveshjeve te arritura ne Bruksel. Nga informacionet e deritanishme duket se muri po ndërtohet i mbështetur dhe projektuar nga strukturat paralele serbe ne veri te Mitrovices. Konsiderojmë se ndertimi i nje strukture te tille eshte nje akt provokues dhe destabilizues per popullaten e Mitrovices, marredheniet dhe dialogun mes Serbise dhe Kosoves sikunder edhe ndaj klimes se paqes dhe stabilitetit ne Ballkan” – thotë Basha.

Sipas tij një akt i tille shkon ne te kundert te aspiratave te shprehura te vendeve te rajonit dhe perfaqesuesve te tyre per nje klime bashkepunimi ne perspektiven e integrimit europian te Ballkanit.

“Partia Demokratike shpreh mbeshtetjen e plote ndaj popullit dhe institucioneve te Kosoves. Partia Demokratike ju ben thirrje institucioneve te Kosoves qe ne bashkerendim te ngushte me partneret euroatlantike te ndermarrin cdo hap te nevojshem ne menyre te matur por te vendosur per te kthyer kete situate brenda parametrave te ligjit dhe ne respekt te marreveshjeve te arritura ne Bruksel” – thotë Basha.

Ai shton se “Partia Demokratike i kerkon qeverise shqiptare te thyeje heshtjen dhe te ndermarre cdo hap proteste dhe sensibilizimi nderkombetar ndaj nje akti te tille qe rrezikon te provokoje klimen e bashkepunimit dhe paqes ne Ballkan. Ky eshte rasti per te folur per Kosoven me force dhe ze te larte. Partia Demokratike eshte ne krah te popullit te Kosoves dhe institucioneve te saj. Partia Demokratike si ne cdo kohe edhe sot angazhohet se ne te gjitha kontaktet dhe nivelet e perfaqesimit te saj nderkombetar,do te denoncoje kete akt si dhe do te mbeshtese hapat institucionale te Qeverise se Kosoves per zgjidhjen brenda standarteve ligjore te kesaj situatë” – e mbyll Basha.

Share: