Home KRYESORE Besnik Aliaj: Erion Veliaj ushtari i oligarkëve të ndërtimit dhe medias

Besnik Aliaj: Erion Veliaj ushtari i oligarkëve të ndërtimit dhe medias

Nga Besnik Aliaj

Dje, me 29 Dhjetor 2016, Erion Veliaj ja doli te “miratoje” ne shkelje te plote te ligjit dhe kushtetutes, planin urbanistik te Tiranes 2030.

Per koincidence data 29 dhjetor konsiderohet nje dite e keqe ne histori! Kjo per shkak te masakres me 14,000 foshnja te therura nga Herodi, ne kerkim te Fëmijes Mbret te sapolindur. I tmerruar nga ardhja e Jesusit, Mbreti Herod u dha urdhër ushtarëve te tij të masakronin të gjithë fëmijët meshkuj me te vegjel se 2 vjec të qytezës së Betlehemit dhe të krahinës përreth. Keshtu Herodi ja doli te masakroi te ardhmen e qytetit por jo shkendijen e shpreses qe do te ngjizte me vone gjithe levizjen qe krijoi Jesusi i Nazarethit!

Edhe dje, perseri ne atmosferen e Krishtlidjeve, ne Tirane ndodhi nje masaker ligjore dhe kushtetuese, me pasoja te parikuperueshme per femijet e Tiranes, dhe te familjeve te tyre. Dje u shkel hapur Neni 2 pika 24 e ligjit te planifikimit te territorit 2014 dhe nje sere te drejtash kushtetuese te qytetareve. Dje kolonat e demokracise u shemben dhe catia e ngrehines shtet na zuri te gjjtheve brenda. Dje Tirana u be perfundimisht theror, per shkak te interesave te Trustit te Ndertimit dhe Medias (tani e tutje shkurt TNM ose Trusti). Kjo dite do te mbahet mend si nje dite te zeze per qytetin dhe per krejt vendin, sado e bukur e paraqiten panoramen e planit mediat e Trustit.

Une nuk merrem me shpifjet e tua dhe te stafit tend pa shkolle, se nuk ja vlen. Kjo sepse po te ishte sic thua ti, une do isha i pranishem dhe i kapur ne salle, e duke votuar ne rresht!

Dhe per me teper se vete Erioni nuk eshte aspak Herod, por vec nje ushtar i verber qe eshte gati te masakroje me urdher nga lart femijet dhe qytetin! Vete ai ne kete histori ka deshmuar te sillet maksimumi si nje zv-kryetar bashkie. Vendin e kryetarit ai as nuk ka kurajon ta mendoje! Krytar i vertete i bashkise Tirane tashme jane shefat e tij Herode, kjo sepse ne fakt Erioni ka me shume se sa nje shef! Prandaj ai shfaqet shume i trazuar, i shtirur, i trembur, e ne hall te madh, aq sa merr persiper shkelje te vazhduara te ligjit dhe kushtetutes qe smund te kalohen aq lehte ne rrethanat e krijuara. Ndaj te gjithe cuditen me te kur ai sillet si i forte para kamerave.

Kaq per Erionin, sepse me tej po i tregoj kollaj fare shefave te tij dhe publikut: Perse une nuk mora pjese ne Mbledhjen e djeshme farse te Keshillit te Bashkiak te TNM-se ne te cilen refuzoj te jem me pjese e tij!

Dje Trusti i TNM-se zbatoi nje operacion diabolik dhe perfekt mafioz qe pergatitej prej kohesh. Pasi punuan nje vit ne heshtje dhe menyre te njeanshem, ata vendosen qe ta miratojne planin pa asnje informim publik pikerisht ne daten 29 dhjetor 2016. Cuditerisht te gjitha hatate e vitit ishin lene si me magji te zgjidheshin ne te njejten dite e ore: komisioni parlamentar per CEZ-in beri goxha show e terhoqi kohe televizive. Po keshtu dekriminalizimi i tre deputeteve ne KQZ-se ishte diskutim mjaft interesant e plot ankth per tu ndjekur. Nderkohe ne Durres nje dite me pare ne darke krejt papritur ndodhi hataja: koalicioni qeverises ra ne keshillin bashkiak sepse LSI mrekullisht na bashkoi votat me PD duke rrezuar buxhetin e bashkise Durres! … Me thene te drejten bukur fort, dhe me regji te shkelqyer, aq sa lindi shpresa e pafajshme se skenari i “buxhetit durrsak” pritej te ndodhte edhe ne Tirane … Ne fakt, ne djall te shkoje buxheti mjaft plani te na kaloje! … Se sa per buxhetin ketu jemi e rregullojme kollaj kete pune …

Shkurt, Trusti i TNM-se ishte kujdesur me kohe qe Erioni te kamuflohej sa me mire dje pas shashkave kakofonike te nje procesi sa me te zhurmshem mediatik, le menjane pergatitjet per gjelin e detit qe Lubonja e pershkruan shume bukur …. E gjitha kjo regji vetem qe zvkryetari i bashkise te Trustit TNM te performonte sa me bindshem para kamerave e te miratonte sa me urgjent e me me pak telashe planin e ri te bashkise. Ishte dite perfekte pushimesh, dhe nje kohe e mrekullueshme me diell per te larguar vemendjen, e per t’iu pervjedhur tinzesh banoreve te shperqendruar te Tiranes per masakren herodiane qe e pret qytetin sot e tutje!

Ne kete panorame ne fakt une jam akushi, nje subjekt i vogel dhe krejt i parendesishem, nje pike uje ne oqean perballe permases se interesave ne loje! Por per koincidence fatale TNM-ja dhe zvkryetari bashkiak ishin ne hall  te madh me ligjin, sidomos me nenin 2 pika 24 e tij, me kushtetuten, dhe me vete “big brother” qe cdo dite s’pushon se foluri per vettingun! Shkurt Trustit i duhej deshperimisht nje subjekt i besueshem ne publik, nje profesionist me CV te pakontestueshme, mundeisht nga opozita.

Kerkohej deshperimisht nje certifikues moral qe  mundesisht nuk te hap telashe, per te finalizuar nje spektakel plot ngjyra ku eshte veshtire te kuptosh protagonistet e vertete. Dhe keshtu Trusti dhe zvkryetari bashkiak dilnin te nderuar: ja planin jua diskutuam mire ne institucione, sic e do publiku dhe sic thote ligji, madje pati debate e kritika te forta, demokracia fuksionoi, dhe ne fund s’kemi c’bejme me, se u vendos me shumice votash, dhe plani u ligjerua! A nuk funksionon demokracia edhe ne vende tjera keshtu? … Ne fakt eshte vetem nje model i denje venezuelan, tipik per republikat e bananeve, e qe ska lidhje fare me demokracine europiane!

Ja kjo eshte e gjitha o Erion! Dhe ska lidhje fare me fiksionet e tua qesharake per Besnikun kapitalist te ndyre … per tendera te majme konsulence me qeverie. Trusti ka kohe qe ka dhene urdher qe une e miqte e mi te mos kemi asnje shans! Ju dogjet se fundi nje projekt strategjik europian per Shqiperine vetem se vendi partner zgjodhi me gare si ekspert lokal koleget e mi, dhe nuk pranoi presionin tuaj te ndryshonte garen! Europa nuk eshte Otomani Erion, dhe ka rregulla ku une mund ta tregoj mire ty qefin se sa te vlen lekura kur vjen puna tek dija dhe ekspertiza. Mbi te gjitha une spranoj t’ju paguaj bakshish. … Ti dhe Trusti dje ishit ne hall te madh sa moret persiper te sulmonit jeten dhe aktivitetin tim privat. Vijo Erion se me ben vec nder e reklame! Dhe as me ben pershtypje me asgje ne kete vend! Jo qe nuk jam ankuar kujt per presion kercenim, por po ta them se nuk te llogaris fare as ty, as TNM-ne tende e as shefat e tu te shumte as horrat qe mbani verdalle. Une jam i lire Erion dhe po ta riperseris: mos u kruani me mua dhe rrethin tim, se ju del tymi shume larg. Po te flas me kete gjuhe se ti ke mjaft kufizime! Ke nje fjalor te kufizuar, mungese shkollimi, dhe e vetmja arme qe ke eshte ligesia dhe kermillizimi.

Sot nuk ka me naive ne kete vend. Edhe pse njerezit heshtin te gjjthe e dine mire se ka nje grusht sipermarresish ne ndertim e media, te cilet drejtojne realisht kete vend. Denokriacia keti eshte fasade. Ata jane Herodet e vertete te pushtetit, kurse ti je vetem ushtari qe zbaton urdherat verberisht here te njerit e here te tjetrit shef. Herodet e tu kane secili nga nje lider politik si beniamin, me te cilet ata bejne planet, koordinojne ose ndajne hesapet e abuzimit, ne kurriz te njerezve dhe qytetit. Ata nuk ngopen kurre se ndertuari firma piramidale qe po e gerruejne kete vend. Plani jot urbanistik eshte piramida me e fundit qe ata kane stisur pas krizes se vitit 2010 e ketej. Plani do te gllaberoje perfundimisht pronat, banesat, bizneset e vogla, familjare e te mesme ne emer te rizhvillimit. Ju sdo te lini cope toke pa ndertuar ne qyetet, dhe sdo te lini kembe njeriu ne fshat qe te populloni keto ndertime kurth me skllever te bindur qe paguajne vetem per ju! Dhe fitimet do ti financoni nder te tjera per mbajtjen me cdo kusht te pushtetit! Kjo eshte skema dhe ju jeni te evidentuar!

Herodet e ty te plotfuqishem kane aftesine cudiberese qe te behen miq me cdo qeveri, me cdo kundershtar. Ata ndertojne aleanca nga me te paimagjinueshmet midis politikaneve kryesore mjaft qe te mbajne pushtetin e te fitojne! Dje, une njeriu askush, pika e ujit ne oqean, ekpserti i pavarur, profesori, nen kryetari i komisionit te planifikimit ne keshillin bashkiak, ju dola jashte skeme sepse nuk jam naiv dhe i kapur sic kujton ti! Ndaj deshperimi jot ishte shume i madh, sepse more nje pickim te forte, dhe kjo te trembi e te beri nervoz. Fillove ge bertisje e shaje si burracak.

Per parkun te dola perballe ne Klan, ti u shmangenne TCH dhe shave si grate e liga. Per planin te dola perballe ty dhe Boerit, ti u shmange se kishe celebrim, kurse ai te pakten u perball. Por atehere kur ti dhe TNM-ja jote mafioze kishe qef te me kishte perballe qe te me keqperdorje, une nuk jua dhash kete kenaqesi me konshience te plote! Sepse une Erion llogjikoj e marr vendime me koken time. Une kam miq e shoke njerez te thjeshte, inteligjente e te ndershem. Une nuk jam peng i partise, qofte edhe asaj times. Une besoj tek llogjika e arsyes dhe tek forca e fjales, tek ajo qe eshte e moralshme. Une besoj ne vlerat e Femijes Mbret dhe nuk jam i paskrupullt e pafe si ju!

Nje keshille ke nga une. Kush ngjitet lart shume shpejt dhe ne menyre te pajustifikuar, kur bie vritet keq! Dhe ti per fatin tend te keq i je qepur me shpejtesi pemes se fikut qe e ke fiksim, per te cilen populli thote se ka renie shume te keqe

Share: