Ceremonia e çmimeve PEN Albania 2016

Ceremonia e çmimeve PEN Albania 2016

0

Qendra P.E.N. e Shqipërisë, përfaqesuesr e PEN International në Tiranë, organizoi në dt. 8. 12. 2016, ora: 17:00 në sallën e bibliotekës së Akademisë të shkencave të Shqipërisë, aktivitetin vjetor ku shpalli çmimet P.E.N. Albania 2016.

PEN gjithashtu promovoi librin ‘Prush nën këmbë’ të poetes dhe akademikes maqedonase, Katica Qulafkova, botuar nga Albas në vitin 2016.

Entela S. Kasi Presidente e Qendrës P.E.N të Shqipërisë në fjalën ceremoniale me rastin e këtij aktiviteti të përvitshëm, midis të tjerash theksoi se PEN Qendra e Shqipërisë, mbështetet në parimet e P.E.N. International, Organizatë ndërkombëtare për shkrimtarët, me seli në Londër, e cila ka status bashkëpunimi me OKB, UNESCO, Amnesty International, Freedoom of Expression etj.

Duke lexuar motivacionin për laureatët e Vitit 2016, Znj. Kasi u shpreh se: Qendra PEN e Shqipërisë dhe PEN International, duke u bazuar në vlerën e lartë estetike të letërsisë së krijuar nga autorët e letërsisë , të cilët me veprën e tyre kanë përcjellë mesazhe universale për njerëzimin, si edhe duke u bazuar në të drejtën themelore të lirisë së shprehjes si vlerë universale e njerëzimit, vendosi të vlerësojë si laureatë të PEN Albania, shkrimtarin Ridvan Dibra, poeten Luljeta Lleshanaku,poetin e ri Elvi Proko dhe përkthyesen Beti Njuma. Ndërsa në fushën e studimeve Albanologjike, për vepër studimore u laureua studiuesi Dorian Koci.

Qendra P.E.N. e Shqipërisë, nderoi me Mirënjohje për kontribute të çmuara në kulturën kombëtare, dhe vepër jetësore, akademikun Rexhep Ferri.

Qendra PEN e Shqipërisë, nderoi me titullin e Mirënjohjes, poeten dhe akademiken maqedonase Katica Qulafkova, me motivacionin për promovimin e urave kulturore midis gjuhëve dhe letërsive të vendeve të ndryshme në botë. Katica Qulafkova ka kryesuar për tetë vite Komitetin e të Drejtave gjuhësore dhe Përkthimit në PEN International, dhe aktualisht është Zv/Presidente e PEN International.

PEN nderoi me Titullin e Mirënjohjes për investime dhe kontribute të çmuara në kulturën kombëtare, për promovimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në hapësirat mbarëshqiptare dhe diasporë, botimet Albas, përfaqësuar nga Rita Filipi Petro dhe Latif Ajrullai.

received_10211507689430306

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY