Debat i ashpër të Ramës me gazetarin e ABC News për shtëpinë...

Debat i ashpër të Ramës me gazetarin e ABC News për shtëpinë në Surrel (Video)

0

Është përplasur edhe me gazetarin e ABC News Indrit Maraku kryeministri Rama në konferencën për shtyp të fundvitit.

Gazetari e nisi pyetjen e tij nga rrëfimi që Rama bëri për shtëpinë e tij mbrëmjen e shkuar në emisionin Opinion. Por sapo i përmendi shtëpinë, Rama u përgjigj me agresivitet.

Rama: Pse cfarë ka shtëpia ime? E keni treguar shpeshherë dhe keni shpifur.

Gazetari: Na e tregoni dhe ne japim të vërtetën.

Rama: Shtëpinë e kam për miqtë dhe ju nuk jeni miqtë e mi. Ju keni sjellje jokorrekte, të qëllimshme, negative për të manpuluar opinionin publik. Nuk kam dashur t’u përgjigjem këtyre iditotësive Shtëpia ime është shumë më modeste e shumëve prej atyre që bëjnë opinionistin në Shqipëri. Por ka mur të madh, sepse unë jam i gjatë.

Edhe kur gazetari e pyeti për lojërat e fatit, për shtyrjen e ligjit me dy vjet të tjera, Rama iu kthye sërish pyetjes së shtëpisë. Ndërsa për ligjin e lojërave të fatit ai tha se nuk ka mundur të gjejë dakordësinë brenda grupit parlamentar. Opozita e ka akuzuar Ramën se qëndron pas këtij biznesi, me anë të vëllait të tij. /Lapsi.al

Video:
Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY