Home KRYESORE Demalia: Nuk përkujtojnë Budin dhe Fishten, por shkrimtaret e soc-realizmit!

Demalia: Nuk përkujtojnë Budin dhe Fishten, por shkrimtaret e soc-realizmit!

Nga Ilir Demalia

Ditirambet i ditlindjeve të simboleve të socrealizmit dhe heshtja e turpit për BUDIN.

Në këtë vit të 450 vjetorit të lindjes figurës së themeleve të gjuhës shqipe, te çështjes kombëtare në luftë kundër çallmave e potureve të Stambollit, klerikut që pat deklarue se, ” një klerik që i lutet në gjuhe të huej grigjës popullit vet, nuk e kupton as Zoti.”

PJETER BUDI nuk pati as një aktivitet, as një simpozium, as një kujtese, ashtu si me përvjetorin e Fishtës. Nuk u kursyen fonde qeveritare për ditëlindje dhe aktivitete të shkrimtarëve simbol të socrealizmit si një art trushpëlarës në shërbim të një ideologjie vrastare-antikombëtare.

Është ky klerik që ju drejtua Vatikanit për ndihmë duke i drejtuar një letër e duke shkuar në Vatikan për kryengritje të armatosur kundër Portës Larte, e kjo do të thoshte, kundër zgjebes otomano-islamike.

Pjesë nga letra drejtuar Vatikanit në 1621

“Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort m’u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslymanë, që t’ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t’u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t’u çliruar.

Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë. Grushti që do të marrë Turqia këtu, do të jetë ndihmë edhe për polakët„.

Turpi i ka kalue kufijt e turpit nder ne.

Share: