Home KRYESORE Diktatori korean ndalon Krishtlindjet: Në vend të krishtit, adhuroni gjyshen time!

Diktatori korean ndalon Krishtlindjet: Në vend të krishtit, adhuroni gjyshen time!

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un ka vendosur të ndalojë festimin e Krishtlindjeve për popullin e tij.

“New York Post” shkruan se Kim Jong-un ka urdhëruar koreano-veriorët që në vend të Jezu Krishtit të adhurojnë gjyshen e tij Kim Jong Suk, e cila ka lindur në prag të Krishtlindjeve në vitin 1919.

Ajo ishte gruaja e diktatorit të parë të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, dhe nëna e ish-udhëheqësit Kim Jong Il-it, ndërsa vdiq në rrethana misterioze në vitin 1949.

Shumë njerëz e quajnë “Nëna e shenjtë e Revolucionit” dhe kryejnë homazhe pranë varrit të saj.

Share: