Home KRYESORE E FUNDIT: Zbulohen mesazhet shokuese mes Ramës dhe Ciprasit!

E FUNDIT: Zbulohen mesazhet shokuese mes Ramës dhe Ciprasit!

Kohët e fundit, situata mes 2 shteteve fqinje Shqipëri-Greqi ka precipituar sistematikisht.

Gojët e Liga kanë arritur të zbulojnë tabulatet telefonike të mesazheve të cilat sollën gjendjen në të cilën ndodhemi.

I pari ishte kryeministri shqiptar që me sa duket i ka shkruar homologut të tij grek:

Unë jam më i gjatë se ti.

Kryeministri grek i është përgjigjur:

Ndërsa unë jam më i bukur.

Rama nuk mund ta lejonte këtë sakrilegj dhe i ka shkruar:

Erdogani është më i bukur se ti.

Tsipras:

Ky është një kërcënim i qartë ndaj shtetit tonë, nuk kishe pse fusje në lojë Erdoganin. Përgjigjja jonë do jetë imediate dhe ushtarake.

Rama:

Nuk e kisha me atë kuptim, për kë të ze be! Po meqë e hape këtë lojë, afrohu po ta mbajti.

Tsipras ka thirrur shokët e tij, midis tyre edhe atë më të fortin, ministrin e mbrojtjes për t’i mbrojtur shpatullat.

Ndërkohë që Mimi Kodheli është rreshtuar pas shpatullave të Ramës.

p.s. Dueli sapo ka filluar, qëndroni në linjë për të marrë të rejat e fundit./dita.al

Share: