Home KRYESORE Faktet e reja/ Zbulohet pse u prish Koço me Edin?

Faktet e reja/ Zbulohet pse u prish Koço me Edin?

Asambleja e Partisë Socialiste po përgatitet të zyrtarizojë të premten më 23 dhjetor shkarkimin e Koço Kokëdhimës, nga posti i fundit që mban në PS, si sekretar i reformës strukturore dhe emigracionit. Në fakt po ndodh ajo që askush nuk e imagjinonte. Dy ish miqtë dhe partnerët, dy njerëzit që mendohej se kishin interesa të përbashkëta financiare, dy burrat që patën deklaruar se do të kalonin sëbashku pleqërinë në Vuno, tani as nuk flasin dhe as nuk komunikojnë më me njëri- tjetrin.

Dhe e gjithë historia ka nisur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr mandatin e deputetit Kokëdhimës, me arsyetimin se ai kish përfituar si biznesmen fonde publike ndërkohë që ishte deputet.

Kokëdhima ka qenë gjithnjë i bindur se pas gjithë kësaj lëvizjeje në emër të drejtësisë fshihet një lojë. Ai fillimisht akuzonte indirekt një alenacë okulte Meta- Berisha dhe influencën e tyre në këtë institucion. Dhe këtu kishte një farë të drejte. Gjykatat tona që nuk lënë kriminel pa nxjerrë nga burgu, që nuk kanë lënë deputet pa nxjerrë të pafajshëm, që nuk kanë lënë subjekt të ligjit të dekriminalizimit pa shfajësuar, nuk janë aq të forta sa të penalizonin një deputet të fuqishëm, aq më tepër atë që njiihej si miku dhe guruja i kryeministrit.

Po atëherë çfarë ndodhi?

Ashtu sikurse është zakon në proceset tona edhe Kokëdhima bëri lobing për t’i shpëtuar vendimit të Kushtetueses. Një burim i sigurtë i Lapsi.al tregon se ai kontaktoi me një nga antarët e gjykatës, i cili njihet për qëndrimet e tij të afërta me PD. Gjyqtari i tha Kokëdhimës shkurt: “Unë nuk mund të votoj pro teje, por ki kujdes sepse edhe ata që njihen si të majtë, nuk i ke me vete”.

Këtu Kokëdhima mori sinjalin e parë. Dhe ashtu ndodhi. Kushtetuesja ia hoqi mandatin.

Fjala që u përhap me shpejtësi nga njerëzit e kryeministrit ishte se këtë e kishin bërë kundërshtarët e tij. Madje për ta qetësuar Kokëdhimën, u bë një përjashim në kongresin e PS. Ai u zgjodh në asamble me votim, kundër të gjitha rregullave, sepse në fakt deputetët hynin automatikisht. Kjo shkelje syri i bëhej nga Rama për të treguar se ai mbetej sërish miku i tij.

Por Kokëdhima nuk është nga ata që kënaqen me pak.

Pasi mblodhi informacionet e para, ai shkoi të ballafaqohej me mikun e vjetër, për të kuptuar se çfarë kish ndodhur në Kushtetuese.

Biseda e të dyve nuk mund të duket aspak korrekte për publikun, por për marrëdhënien që kishin, ishte normale. Minimumi Kokëdhima i kërkonte llogari mikut të tij se pse nuk e kishte ndihmuar. Rama mund të sillej së paku siç kishte bërë me Elvis Roshin, që i kish dalë publikisht në mbrojtje. Mund të kish bërë edhe si me atë gjykatësin që pezulloi nga puna drejtorin e përgjithshëm të policisë, për çështjen e përgjimit.

Në fakt Kokëdhima dukej sikur ishte lënë në mëshirë të fatit.

I ndodhur përballë kësaj gjendje, në takimin me Kokëdhimën, Rama u detyrua të shpikë një dosje të fallcifikuar, me përgjime dhe ndërhyrje, për implikimin e Metës dhe PD-së në dënimin e Kokëdhimës.

Dhe këtu filloi çarja mes tyre.

Sipas burimit të Lapsi.al, Kokëdhima i hyri një për një shqyrtimit të kësaj dosjeje. Dhe atij i rezultoi se Rama e kishte gënjyer. Faktet e servirura prej tij ishin të rreme.

“Po pse dikush që nuk të ka asnjë faj, duhet të shpiki një alibi për t’u larë”, pyet burimi ynë i afërt me Kokëdhimën? Sipas tij, mundësia më e mundshme është që Rama ta ketë shitur ish mikun e tij, pas presionit që i kanë bërë diplomatë të huaj, të mërzitur kundër qëndrimeve që deputeti i jugut mbënte ndaj reformës në drejtësi.

Për këtë hipotezë ende nuk ekziston as një fakt dhe as një provë. Kështu që ajo mbetet e pavërtetuar.

I vërtetuar është vetëm manipulimi që kryeministri i bëri mikut të tij prej gati 20 vitesh dhe që solli ndarjen e dy burrave që do pleqëronin së bashku në Jug.

Dilemë mbetet vetëm fakti: pse u detyrua Rama ta gënjente ish mikun e tij? Për arsye se i inkurajoi gjykatësit Kushtetuesë për t’ia hequr mandatin e deputetit Kokëdhimës, apo thjeshtë se dikush e detyroi që të qëndronte “neutral” dhe ta linte Koçon në fatin e tij? (Lapsi.al)

Share: