Home KRYESORE FRIKA NGA SEKSI

FRIKA NGA SEKSI

Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj

Ultimatumi i potencialitetit njerëzor, ngre shumë problematika nga eksperiencat mistike. Vepra e shkruar nga Carmelites – shtron një çështje të rëndësishme si gjykimi që vjen nga Freud për sjelljen Katolike.

Në sjelljen e të Krishterëve nuk është e sugjeruar një pikëpamje sipërfaqësore të realitetit të seksit. Në praktiken e vazhdueshmërisë paraqitet prova që frika ndaj seksit nuk ishte esenca e tyre në këtë praktike.

Natyra e shenjtë e seksualitetit dhe të cilësive seksuale janë karakteristika të jetës mistike. Fenomenologjia e religjonit na tregon që seksualiteti njerëzor kishte një kuptim shumë të rëndësishëm.

piktura-meri-file7Përdorimi i shprehjes “Kuptimi religjoz bie në kontrast më konstatimin e Atë Beirnaert ‘fakt biologjik i pastër’ i bashkimeve gjenitale” – për botën e Krishterte, sendet e shenjta janë domosdoshmërisht të pastëra dhe papastërtia është profane. Mëkati është me origjine të tabu-së dhe tabutë paganë në fakt janë të shenjta.

Religjoni që dakordohet apo është në pajtim me misticizmin nuk e ka komplet atë eksperiencën përçfare referon apo tregon: ”Misticizmi është një jete e krishterte konstituitive – të jetosh një jetë të krishtertë dhe të jetosh një jetë mistike d.m.th të njëjten gjë” – “dhe të gjitha elementet që përceptohen në një gjendje të lartë dhe janë tashmë të pranishme kundrejtë atyre që janë në gjendje të ulet” – askush nuk shqetësohet që natyra punon përmes rrugëve qesharake që kuotat e Schopenhauer pranohen ‘impulset e seksualiteti kanë vetëm një kuptim – qëllimin e Natyrës që punojnë përmes tyre’. “orgazma është e quajtur ’vdekja e vogel’.

piktura-meri-file8Reagimi i femrave është e krahasueshme në parim me ato që janë nën petkun e religjonit të ndaluara nga tundimet e shumta,, ato femra tentojnë të arratisen nga fataliteti i dashurisë. Uniteti i eksperiences mistike dhe erotizmit pasohet me imazhet e seksualitetit si përgjegjes për fajin e ndarjes nga religjoni mistik dhe erotizmit mistik sepse ndarja mes dashurise hyjnore dhe dashurise karnale është një qellim në vete.

Domeni i erresirës fillon me prostitucionin që në vend të parë e degradon sensualitetin. Përmbajtja shpirtërore e kësaj në vete përsërit lidhjet bazike të tërë domenit që shtrihet. Fjala Erotike është mjaft dykuptimshme dhe sugjestive. Sipas Bataillie erotizmi është një aktivitet solitar, asgjeja nuk është pakufishmërisht e ndaluar. Mirëpo ekzistojnë tabu që ndikojnë dhe janë të afta për të ndaluar qartazi shprehjen e emocioneve në veten tonë të erotikes përmes fjalimeve dhe fjalëve ku gjithashtu edhe përmes veprimeve tona.

piktura-meri-file12Mirëpo mos të harrojme se eksperienca erotike është e afërt me shenjtërimin mirëpo jo nga e njëjta natyrë sepse të dy eksperiencat kanë të njëjtin intensitet ekstrem. Emocioni i të shenjtës afron njerëzit dhe i unifikon ata, por ka të tjere që i largon dhe i le në gjendje të vetmuar. “Vdekja është gjëja më e tmerrshme prej të gjitha gjërave, dhe është fuqia më e madhe që mund të kërkohet për të vazhduar punën e vdekjes – Hegeli”.

Sipas Bataillie “… filozofia nuk mund të arratiset nga limitet e filozofise – të gjuhësise – ajo e përdorë gjuhën në atë mënyre që asnjëherë heshtja nuk është ndjekëse e saj, saqë momentet supreme janë të domosdoshme pas pyetjeve filozofike.”, transgresioni është loja. – EROTIZMI – Vdekja & Sensualiteti – GEORGES BATAILLE

PS: Pikturat jane te Meri File

Share: