Home KRYESORE Gavrosh Levonja: Përse Erion Brace, nuk bën një listë publike me të...

Gavrosh Levonja: Përse Erion Brace, nuk bën një listë publike me të korruptuarit socialistë?!

Nga Gavrosh Levonja

Duke qenë se aktiviteti i Erion Braces daton që me fillimet e vetë PS, me sinqeritet e kam konsideruar si “Biri i partisë”. E them këtë edhe duke gjykuar nga qëndrimet e tij, ku në çdo hap demonstron dëshirën dhe zellin për t’i shërbyer partisë, jo vetëm lidershipit por edhe socialistëve të thjeshtë, të paprivlegjuar. Nja dy ditë më parë Erioni foli për nja dy miliarderë të PS, njëri prej të cilëve “po perpiqet te reformoje PS dhe tjetri që tashmë e ka braktisur partinë”. Për të parin,

Erioni ndër të tjera shkruan se “është bërë miliarder duke marrë fonde publike”. Ai bën mirë që e përmend këtë fakt, pasi jo vetëm biznesmenët, por edhe vetë drejtues të PS-së duke qenë në poste zyrtare në mos miliarderë janë bërë milionerë pa pasur përpara asnjë kacidhe në xhep.

Në këtë rast Erioni do t’i kishte bërë një shërbim jashtëzakonisht të madh partisë nëse do të bënte publike dhe një listë, me të paktën një emër të vetëm të ndonjë zyrtari socialist i cili i ka mundësuar personit në fjalë qe të bëhet miliarder me fonde publike. Për deri sa zyrtarë të tillë kanë qenë në gjendje të bëjnë dikë miliarder është e pamundur të mos kenë futur diçka në xhepin e tyre aq sa për t’u bërë milionerë. Në këtë rast besoj se “fajin nuk e ka Saliu”, i cili nuk mund të ketë qenë aq naiv sa të pasurojë kundërshtarët e tij, prandaj një listë e tillë do ta ndihmonte partinë të flaktë jashë të korruptuarit që e diskreditojnë.

Share: