Home KRYESORE Gjatë natës së ndërrimit të viteve, 500 forca policie në Tiranë

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, 500 forca policie në Tiranë

Ndërkohë që në kryeqytet do të festohet nata e ndërrimit të viteve, në terren për garantimin e rendit do të jenë rreth 500 policë. Uniformat blu, do të jenë pranë lokaleve dhe mjediseve publike ku do të festohet.

“Policia ka marrë masa dhe informacion 100 % për objektet ku do të ketë festime. Për ccdo rast policia do të jetë aty dhe do të japë ndihmën më të shpejtë”, thotë për Tch, Dimitraq Ziu, zvdrejtor i policisë Tiranë.

Por gjatë festimeve, do të ketë edhe kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa rrugë. “ Në orën 22.00 do bllokohet hyrja në bllok dhe rrugën “Ismail Qemali”, ndërsa në orën 24.00 do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, thotë Ziu.

Për të shmangur incidentet, policia ka vijuar me kontrollet për fishekzjarret e rrezikshme.

“ Janë bllokuar mbi 7 mijë copë lëndë piroteknike me fuqi shpërthyese tej normave të lejuara”, bën të ditur z. Ziu.

Share: