Home KRYESORE Greqia mund te bllokoje integrimin e Shqiperise? Ja si u pergjigj Edi...

Greqia mund te bllokoje integrimin e Shqiperise? Ja si u pergjigj Edi Rama…

Kryeministri Edi Rama ne emisonin Top Story me gazetarin Sokol Balla

Sokol Balla: Në BE çdo votë është e njëjtë. Pra edhe Greqia ka të njëjtën votë. Ku e fusni Greqinë? Tek vendet që do të mbështesin këtë proces?

Greqia është një vend që historikisht në procesin e integrimit ka qenë pjesë e grupit më të avancuar dhe ka mbështetur gjithnjë këtë proces. Uroj që situata, në kendvështrimin tim, artificialisht e tensionuar së fundmi për shkak të një mungesë gatishmërie nga ana e miqve tanë grekë për të mirëkuptuar çfarë ne kemi parasysh kur flasim për çështjen çame, të mos ndikojë në këtë proces.

Artificialisht e ndjeni veten pak përgjegjës?
Përgjegjës që them të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve s’kam sesi ta ndjej dhe përgjegjësia ime kryesore, siç e kuptoj unë detyrën time është kjo; të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve, dinjiteti i këtij vendi dhe i njerëzve të këtij vendi nuk negociohet për asnjë arsye dhe në asnjë lloj konjukture. Nuk mund të bëjmë sikur s’kuptojmë apo ta qepim gojën sepse taktikisht mund të na kthehet në pasojë.

E thënë më troç ju jeni sot më tepër partizan i idesë që t’i mëshoni i disa të vërtetave që janë edhe me koston që Greqia mund të në bllokojë, qoftë edhe përkohësisht këtë proces? Të paktën zoti Kotzia këto 2-3 ditët e fundit e ka lënë të kuptohet kjo.

Nuk dua të besoj që fqinjët tanë mund të bien kaq poshtë sa të shfrytëzojnë pozicionin e tyre në BE për të penguar ecurinë e natyrshme të Shqipërisë në këtë proces sepse ndër të tjera nuk është as në interesin e tyre.

Share: