Home KRYESORE Ja këngëtarja që do performojë në inaugurimin e presidentit Trump

Ja këngëtarja që do performojë në inaugurimin e presidentit Trump

Shumë emra të njohur të muzikës u pozicionuan kundër Donald Trump gjatë fushatës elektorale, dhe nga kjo pothuajse të gjithë u bënë kureshtarë lidhur me këngëtarin që do të performojë në inaugurimin e tij si President i SHBA.

Sigurisht Trump dëshironte që të kishte në inaugurim këngëtarët më të mirë, dhe me sa duket e ka gjetur tashmë një të tillë.

Në inaugurimin e tij do të performojë këngëtarja që u bë “Artisja më e re në moshë që kishte album të sajin”. Ajo është këngëtarja e operës, Jackie Evancho, e cila e bëri këtë të ditur në emisionin televiziv “The Today”.

“Së fundi më kanë kërkuar që për presidentin e zgjedhur Donald Trump të performoj himnin kombëtar për betimin e ceremoninë e inaugurimit, dhe unë jam ndjerë shumë e emocionuar për këtë. Do të jetë diçka e mrekullueshme”, tha ajo.

Jackie Evancho u prezantua së pari në “America Got Talent” kur ishte vetëm 10 vjeç.

Share: