Home KRYESORE Kapet në kufi italiani me valixhe me drogë!

Kapet në kufi italiani me valixhe me drogë!

Policia arrestoi një shtetas italian në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, pasi iu gjet një sasi marijuane në valixhen e dorës. Bashkë me të u kapën edhe 2 shqiptarë, në operacionin e koduar me emrin “Trip”. Të arrestuarit janë:

* Marco Cavanna, 58 vjeç, banues në Itali (shtetas italian)

* Elton Hyseni, 22 vjeç, banues në Itali

* Arsen Hysaj, 29 vjeç, banues në Shkodër

Policia tha se shtetasit italian M.Cavanna në çantën e dorës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 gram marijuanë, të cilën po tentonte ta kalonte përtej kufirit në bashkëpunim me dy shqiptarët. /Lapsi.al

Share: